E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Më 25 tetor nis djegia e fletëve të votimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përcaktuar 25 tetorin si datën për djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit.
 

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar unanimisht që procesi i djegies së fletëve të votimit të nisë nga 25 tetori deri në 31 dhjetor të këtij viti.
 

Gjithashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që fondi që do të shfytëzohet për këtë proces do të jetë 54 milionë lekë të vjetra.
 

Projektvendimi "Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore por edhe atyre të fletëve të votimit.

Me këtë projekt vendim të KQZ-së evitohet përsëritja e situatës së vitit 2009 ku debati politik bëri që procedura për djegien e fletëve të votimit të zbatohej vetëm 6 muaj para zgjedhjeve lokale, afati limit për të pasur gati materialet zgjedhore ku përfshihen fletët e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›