KQZ: Në zgjedhje garojnë 45 parti
BLEDAR HOTI
Ndryshimi i sistemit zgjedhor, nga maxhoritar në proporcional, ul ndjeshëm numrin e partive që do të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 45 parti politike që do të konkurrojnë për t’u përfaqësuar në Parlamentin e ardhshëm. Numri aktual i partive të regjistruara është më i pakët se në zgjedhjet e shkuara, të mbajtura më 3 korrik të vitit 2005. Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e shkuara konkurruan 57 parti politike. Këtë vit janë 12 subjekte politike më pak se herët e shkuara. Afati i regjistrimit të partive politike, sipas Kodit Zgjedhor, ishte 60 ditë. KQZ-ja ka përcaktuar edhe siglat e partive politike që do të pasqyrohen edhe në fletët e votimit. Përpara se ato të pasqyrohen, KQZ-ja duhet të presë regjistrimin e koalicioneve politike për këto votime, ku në bazë të Kodit është përcaktuar se regjistrimi i tyre duhet të realizohet 45 ditë përpara datës 28 qershor. Pas datës 13 maj do të hidhen në fletën e votimit të gjitha subjektet. Gjatë diskutimit për regjistrimin e partive, KQZ-ja ka s’kualifikuar Partinë e Emigracionit Shqiptar, për shkak të përplasjeve për kreun e këtij subjekti. Sherri për postin e kryetarit brenda kësaj partie ka ndikuar te KQZ-ja, e cila ka lënë jashtë konkurrimit në këto zgjedhje. Një çështje tjetër që u kushtoi shumë kohë KQZ ka qenë mënyra e përcaktimit të siglave të partive politike, ku një pjesë e tyre kërkonin që të mos ishin ashtu siç i kishte regjistruar Gjykata. Pretendime për ndryshime siglash ka pasur që nga Partia Socialiste, e cila e kërkonte PS dhe jo PSSH siglën e saj, PDK-ja, e gjer te Partia e Punës së Shqipërisë së Riorganizuar. Sigla PPSH kërkohej nga kjo parti, duke e argumentuar se mund të ngatërroheshin votuesit e saj. Ndërsa për herë të parë do të konkurrojnë partitë e drejtuara nga Spartak Ngjela, Ligj dhe Drejtësi, e Petro Koçit, Partia Socialiste e Vërtetë 91 dhe e Gaqo Apostolit, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet. Gjithashtu në këto votime do konkurrojë edhe Partia G99, e drejtuar nga Erjon Veliaj. Ndërsa në këto votime për herë të parë do të konkurrojë edhe Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman.
Partitë e regjistruara
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Mohuara
të Punëtorëve të Shqipërisë PMDSH
Partia Komuniste e Shqipërisë PKSH
Partia Aleanca Kombëtare PAK
Partia Konservatore P Kons
Partia Demokracia e Re Evropiane PDRESH
Partia Reformave Demokratike Shqiptare PRDSH
Partia Forca Albania PFA
Partia Lidhja Demokristiane LDK
Partia Lidhja e Gjelbërt PGJ
Partia Demokristiane e Shqipërisë PDK
Partia Balli Kombëtar Demokrat PBKD
Partia e Drejtave të Mohuara- e re PDM e RE
Partia Ligj dhe Drejtësi PLiDr
Partia Aleanca Demokratike Shqiptare AD
Partia Ora e Shqipërisë POSH
Partia Aleanca për Evropën PAE
Partia Demokratike PD
Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut PBDNJ
Partia Bashkimit Liberal Demokrat BLD
Partia Demokra. e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë PDBMSH
Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë PAA
Partia e Ballit Kombëtar PBK
Partia Socialiste e Shqipërisë PS
Partia Lëvizja e Legalitetit PLL
Partia Bashkimi Demokratik PBD
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar LZHK
Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut LDLNJ
Partia Socialiste e Vërtetë 91 PSV 91
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare PRVSH
Partia Mendimit të Djathtë Liberal MDL
Partia Socialkristiane PSKSH
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë PTR
Partia Demokracia Sociale PDS
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim LSI
Partia Mbrojtjen e Emigrantëve PMDE
Paria Republikane Shqiptare PR
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar PPSH
Partia Socialdemokrate PSD
Partia Rruga e Lirisë PRRL
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ADS
Partia Ambientaliste PA
Partia për Drejtësi dhe Integrim PDI
Partia G 99 G 99
Partia Aleanca e Maqedonasve
për Integrim Evropian AMIE
Partia Shqiptare Atdheu PSHA