Universiteti i Durrësit, sivjet pranohen 2050 studentë
24/06/2011 Numrin më të madh të pranimeve të reja do e ketë Fakultetit i Studimeve Profesionale
DURRES- Qeveria shqiptare ka miratuar kuotat e pranimit të të rinjve studentë, të cilët do të ulen për herë të parë në auditorët e universitetit “Aleksandër Moisiu”. Rektori Mitham Mema ka deklaruar se qeveria ka vendosur që këtë vit Durrësi dhe filiali i tij në Peshkopi të presin 2050 studentë të rinj për vitin akademik 2011-2012.
Pranimet
Të rinjtë që do të studiojnë në këtë universitet do të marrin njohuri për 46 programe në 7 fakultete. Numrin më të madh të pranimeve të reja do e ketë Fakultetit i Studimeve Profesionale me 430 pranime i ndjekur nga Fakulteti i Biznesit me 400 të rinj. Pas tyre renditen Fakulteti i Teknologjisë dhe Informimit me 250 studentë në vitet e para, Fakulteti i Edukimit me 250 studentë, Shkencat Politike e Juridike me 150 pranime për t’u mbyllur renditja me Fakultetin e Studimeve të Integruara me 90 të rinj. Sipas të dhënave që jep rektori Mema thuhet se filialit të Durrësit në Peshkopi i japë planifikuar 480 pranime të reja nga bankat e shkollave të arsimit të mesëm. Gjatë vitit të ri akademik 2011-2012 mendohet se universitetit “Aleksandër Moisiu” do të krijojë kushtet e përshtatshme për 9 mijë studentë shifra më e lartë e të regjistruarve që nga hapja e dyerve të dijes nga ky universitet. Rektori Mema gjithashtu ka bërë të ditur se me fillimin e vitit të ri akademik 2012-2013 studentët do të kenë kushte krejt të tjera dhe shumë bashkëkohore. Mema është shprehur optimist për ndërtimin e korpusit të ri universitar në Durrës duke bërë publike faktin se ky universitet mendohet se do të jetë gati në vitin mësimor 2012-2013.