E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër operacione antidrogë, edhe në Lazarat

GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka nisur masat për parandalimin dhe goditjen e kultivimit e trafikimit të lendëve narkotike, në të gjithë qarkun pa përjashtuar edhe zona të cilat konsiderohen si problematike, sic është Lazarati. Vetëm në dy javët e fundit policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur zhvillimin e tre operacioneve ku jane sekuestruar gjithësej 270 kg lëndë narkotike për të cilat janë prangosur gjashtë persona nga rrethe të ndryshme të vendit.

“Një ndër prioritetet kryesore është edhe lufta kundër kultivimit të bimës narkotike, lufta kundër prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike në shkallë qarku. Kjo e konstatuar në trafikimin e lëndëve narkotike në të gjitha drejtimet, si në drejtim të kufirit me shtetin grek, në drejtim të qytetit të Saramdës ashtu edhe në thellësi të vendit. Drejtoria e Policisë e Qarkut Gjirokastër ka informacionin e duhur dhe do marrë masat e saj për goditjen e cdo lloj individi apo grupi kriminal qoftë. Në momentin më të parë që policia të marrë informacion për kultivim të bimës narkotike, kudo qoftë ajo parcelë e kultivuar do të merren masat për asgjesimin dhe goditjen e autorëvë që e kanë mbuluar”, u shpreh Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër Emri Vata.

Operacionet policore do të ndalen në tre faza dhe aktualisht kanë arritur në fazën e dytë, atë të monitorimit të zonave.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›