Spitalet s'kanë lekë, 22 mijë mjekë pa rrogën e dhjetorit
TIRANE-Bluzat e bardha në të gjithë vendin nuk kanë marrë ende rrogën e muajit dhjetor. Kjo pasi në degën e thesarit nuk ka shkuar shkresa përkatëse që të bëjë të mundur lëvrimin e fondit të pagave për të gjithë personelin që shërben nëpër spitalet e vendit. E perditshmja Gazeta Shqiptare informon sot se ndërkohë që mjekë e infermierë, por edhe sanitarë shprehen të pakënaqur për këtë vonesë kaq të madhe në kohë. Ndërkohë vetë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka deklaruar se ka pasur disa probleme proceduriale, dhe pikërisht për këtë arsye, ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë pagat e muajit dhjetor do të kalojnë me një zë të veçantë, me VKM. Sipas projektvendimi ka shkuar në qeveri, ku pritet të merret vendimi për çdo zë të pagave. Dhe nuk janë pak, por rreth 22 mijë bluza të bardha dhe personel ndihmës, që e kanë nisur vitin 2011 me minus një pagë. Ndërkohë që qendra universitare spitalore "Nënë Tereza" ka edhe numrin më të madh të mjekëve që kanë mbetur ende pa lekë, numër i cili shkon në rreth 2700 punonjës së bashku me administratën.
Sipas punonjëseve të shërbimeve spitalore, kjo është hera e parë që pagat po vonojnë kaq shumë, pasi zakonisht lekët iu derdhen në llogaritë e tyre bankare rreth datës 3 ose 4 të çdo muaji. Ata shprehen të pakënaqur me këtë vonesë të stërzgjatur dhe sipas tyre, më e keqja është se askush nuk u jep një sqarim zyrtar dhe të saktë.
Edhe ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa lekë. Këtë e tregon fare qartë fakti, se megjithëse data sot është 18 janar, llogaritë bankare të personelit që punon në të gjitha spitalet e vendit vazhdojnë të jenë të zbrazura, pasi në to nuk ka kaluar ende paga e muajit dhjetor. Vetë kreu i dikasterit të bluzave të bardha, Petrit Vasili ka shpjeguar se vonesat kanë ardhur për shkak të disa vonesave proceduriale. "Kemi pasur disa probleme proceduriale sa i takon pagave të mjekëve. Por tashmë gjithçka është zgjidhur, projektvendimi është dërguar gjatë ditës së djeshme në qeveri dhe pritet që të bëhet miratimi i tij për çdo zë të fondit të pagave", - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme, ministri Vaili.
(d.b/GSH/BalkanWeb)