E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muaji Shkurt ndryshojnë targat e automjeteve

TIRANE-Në shkurt të këtij viti nis pajisja e automjeteve me targat e reja, të përcaktuara sipas ndryshimit, që i është bërë rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 724, datë 1 shtator 2010. "Aplikimi me targa të reja do të fillojë shumë shpejt, bëhet fjalë rreth muajit shkurt, pas pak ditësh përfundon procedura e tenderimit të targave. Do të aplikohen vetëm për personat që bëjnë targime të reja, ata që ndryshojnë pronësinë, ose për persona, të cilët kanë dëshirë ta bëjnë vetë një gjë të tillë. Vlera e targës do të jetë e njëjtë me atë që ka qenë deri sot. Janë rreth 24 lloje targash, kanë ndryshuar të gjitha targat", - tha për median dje Kozeta Gina, drejtore e drejtorisë së informacionit, pranë drejtorisë së përgjithshme te Shërbimeve të Transportit Rrugor.

E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotem se stema zyrtare (emblema), të cilën duhet të mbajnë në të majtë targat e çdo tipi, paraqet sfondin me ngjyrën e flamurit të Bashkimit Evropian, blu, mbi të cilën vendoset shqiponja dhe simboli AL me ngjyrë të bardhë. Në morinë e targave të reja nuk përfshihen ato me inicialet Z (zyrtare). Por, do të ketë një shumëllojshmëri të theksuar, krahasuar me ato, që kanë qenë deri tani në përdorim.

Përmasat e tipave të ndryshme të targave janë: për çiklomotorët formati 130 x 115 mm, për motomjetet 212 x 205 mm, ndërsa targat e regjistrimit të mjeteve të tjera me motor dhe për rimorkiot janë formati 520 x 112 mm dhe formati 264 x 205 mm. Targat e reja përfshijnë targat e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, buxhetore dhe private: shkronjat dhe numrat të zeza; ato të mjeteve rrugore në shërbimin taksi: sfondi i verdhë, shkronjat dhe numrat të kuq shenja dalluese T (taksi); targat e mjeteve të përkohshme: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PRK (përkohshme); të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese CD (trup diplomatik); targat e mjeteve të shërbimit të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese TR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›