QSUT, mamografi dixhitale për Onkologjikun
TIRANE-Në shërbimin e Onkologjikut, në qendrën universitare spitalore "Nënë Tereza" është instaluar mamografia e parë dixhitale. "Kjo aparaturë është fjala e fundit e teknologjisë, e prodhuar në vitin 2010 dhe pritet të rrisë numrin e diagnostikimeve me kancer gjiri. Ky nuk do të jetë i vetmi investim për spitale, pasi edhe katër aparatura të tjera do të instalohen në spitalet e rretheve.
Lidhja e tyre edhe me telemjekësinë do të bëjë të mundur konsultat e mjekëve të spitaleve rajonale me specialistët e onkologjikut. Kjo do të sjellë edhe uljen e numrit të pacientëve në këtë shërbim", - ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë inaugurimit të kësaj aparature. Sipas specialistëve të radiologjisë aparatura do të bëjë të mundur edhe marrjen e biopsisë që në momentin e kryerjes së ekzaminimit, me anë të një shiringe. Një tjetër risi është edhe heqja e tumoreve të vegjël deri në një centimetër, duke u thithur nga kjo shiringë. Mamografia e re mund të kryejë deri në 20 ekzaminime ne ditë, aq sa është edhe fluksi i pacientëve në QSUT. Shefi i shërbimit të Onkologjikut, Agim Sollaku, ka pohuar se gjatë këtyre viteve të fundit numri i rasteve me tumore në gji është rritur ndjeshëm. Sipas tij, ardhja e kësaj aparature, e cila bën të mundur diagnostifikimin e sëmundjes që në stadet e para, do të na mundësojë uljen e vdekshmërisë deri në 30-35 për qind. "Sot ne numërojmë 450 deri në 500 raste të pacientëve të prekura nga kanceri i gjirit. Në këto dy dekada shifrat janë rritur ndjeshëm, duke sjellë deri në dyfishim të tyre. Kjo aparaturë do të na mundësoje diagnostikimin e saj që kur tumori shfaqet në madhësinë e 5 mm",- ka pohuar Sollaku. Ndërsa drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku, ka pohuar se në institucionin që ai drejton të tjera investime të rëndësishme janë duke u kryer në aparatura dhe kjo do të bëjë të mundur një diagnostikim sa më të saktë.
(d.b/BalkanWeb)