Tension ne parlament mes Kryeministrit Berisha dhe deputeteve socialiste

Parlamenti ne Tirane u perfshi ne mbremje nga debate te tensionuara mes kryeministrit Sali Berisha dhe deputeteve socialiste te opozites te cilet kerkuan doreheqjen e tij pas largimit nga detyra te zevendes-kryeministrit Ilir Meta. Kjo ishte seanca e pare parlamentare ne vitin e ri ku palet nuk ndoqen programin e parashikuar.
Deputetet u perfshine menjehere ne debate lidhur me aferat e dyshuara korruptive te ish-zevendes-kryeministrit Ilir Meta qe dha doreheqjen pas publikimit te nje video-kasete te regjistruar fshehur nga ish-ministri i ekonomise Dritan Prifti. Deputetet socialiste deklaruan se doreheqja e tij nuk ishte e mjaftueshme dhe se per korrupsionin me tenderat qe flitej ne kasete duhet te jape doreheqjen Kryeministri Sali Berisha.
Por zoti Berisha i hodhi poshte akuzat dhe akuzoi kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama si autor te nje montazhi te qellimshem me ate video kunder emrit te tij. Ai akuzoi zotin Rama si njeri pa moral politik dhe as familjar duke iu referuar shkrimeve te shtypit per krizat e meparshme te familjes se tij.
Ky ishte edhe shkaku qe deputetet socialiste protestuan me force duke u ngritur prane tryezes se Kryeministrit Berisha dhe duke kerkuar fjalen ne foltore. Kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci replikoi disa here me zotin Berisha derisa mikrofoni i foltores nuk u hap me dhe seanca u nderpre disa here mes tensionesh kur deputetet socialiste protestuan ne kor para tryezes se kryeministrit ndersa ai u kerkonte te distancoheshin nga sjelljet e pajishme te kryetarit te tyre.
Tensionin ne skenen politike e nxiti po ashtu edhe deklarata e zotit Meta se koalicioni nuk do te dobesohet perkundrazi do te forcohet me tej por socialistet e zotit Rama kembengulin se pergjegjesite e aferave te dyshimta tashme transferohen tek vete Kryeministri Berisha.
Opozita socialiste ka lajmeruar nje tubim proteste ne fund te javes kunder korrupsionit qeveritar ndersa shumica po perpiqet te riparoje boshlleqet e krijuara nga doreheqja e zotit Meta nga posti i zevendes-kryeministrit dhe ministrit te ekonomise. Presidenti Topi dekretoi ministrin e ri dhe zevendes-kryeministrit nga radhet e LSI e cila eshte nje parti kyc ne koalicionin qeveritar megjithe votat e pakta ne parlament.