Pukë, prej disa ditësh zjarret djegin pyjet e Krrabit e Munellës
TIRANE-Shtohen vatrat e zjarrit në pyjet e Pukës. Aktualisht në këtë rreth vijojnë të jenë aktive tre vatra zjarri, në pyjet e Krrabit, Munellës dhe një vatër tjetër që është shfaqur ditën e sotme në pyjet Lumbardhit.
Zjarri në Munellë ka dalë jashtë kontrollit, duke djegur sipërfaqe të tëra me pyje. Në këtë zonë janë të përqendruara edhe forcat e ushtrisë, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve. Zjarri në pyjet e Munellës vijon të jetë aktiv, prej tre ditësh. Ndërkohë në pyjet e Krrabit zjarret vijojnë që prej një jave dhe sipërfaqja e djegur shkon mbi 5 ha.
Kësaj situate të rëndë i është shtuar sot edhe një vatër tjetër zjarri, ajo në pyjet e Lumbardhit.
Situata problematike si pasoje e rënies së zjarreve në Pukë, këtë vit mbetet një nga më shqetësueset në vend, ndërsa nuk ka asnjë person të ndaluar, pasi shkak i tyre mbetet vetë dora e njeriut.
(d.b/BalkanWeb)