Aleanca kundër Plehrave kërkon mbështetje nga Totozani

Në fjalët e tyre, përfaqësuesit e AKIP u shprehën se nëpërmjet Avokatit të Popullit shpresojnë që KQZ të jetë më reaguese lidhur me kërkesat e tyre.
Avokati i Popullit, Totozani vlerësoi rolin e pjesëmarrësve si misionarë të të drejtave të njeriut dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të institucionit të Avokatit të Popullit.
“Do doja të lexoja nenin 2 të Ligjit për Avokatin e Popullit ku ekzaktësisht thuhet: Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Ankesa juaj është brenda kuadrit ligjor të institucionit të Avokatit të Popullit dhe jemi institucioni i duhur për të shqyrtuar problemin”, u shpreh ai.
Totozani, ka siguruar që do të bëjë të gjitha përpjekjet për të trajtuar dhe për të nxitur KQZ-në të përgjigjet në mënyrë sa më korrekte dhe do të urdhërojë ngritjen e një grupi pune që sot. Avokati i Popullit theksoi se është detyrim kushtetues që institucioni që ai drejton ta ndjekë çështjen deri në hallkën e fundit. /Start/
2012-06-22 15:56