Kryeministri grek përfundon në spital në ditën e parë të punës
Athinë- Ka qenë e pafat dita e parë e punës së kryeministrit të Greqise Andonis Samaras. Ai u dërgua me urgjence në spital pasi sipas mjekëve ka një demtim në sy, i cili për çdo rast, vleresohet si jo i rëndë. Gjithësesi eksperte këshillojne ndërhyrjen kirurgjikale për zgjidhjen e problemit të kreut të ekzekutivit grek.
Operacioni, sië bëhet me dije në një deklarate për shtyp të qeverise, do të kryhet mëngjesin e së shtunës nga një ekip mjekësh të konsideruar si me të mirët e vendit. Burime qeveritare thanë se situata shëndetësore e kryeministrit nuk konsiderohet e rrezikshme.
Demtimi ne sy ishte verifikuar që prej nje muaji, por programi i ngjeshur i fushatës zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend, nuk e lejuan të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale. Mësohet se kryeministri ka bërë dhe ndryshimet e nevojshme të programit të tij për fillim-javen e ardhshme.