KQZ: Po verifikojmë firmatAmbientalistët: Eshtë absurde
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur sot kritikave të Ambasadorit Amerikan Arvizu për mosdhënien e përgjigjes për zhvillimin e referendumi popullor mbi problemin e ligjit të importit të plehrave në Shqipëri. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Olli deklaron se KQZ nuk ka shkelur afatin për shqyrtimin e kërkesës, por KQZ po vijon punën me verifikimin e materialeve, konkretisht firmat që janë hedhur për mbajtjen e një referendumi.
KQZ ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me kërkesën e Aleancës Kundër importit të Plehrave dorëzoi më 19 Qershor në KQZ kërkesën për referendum. Por ende nuk është marrë një përgjigje. Zëdhënësi i KQZ-së deklaroi sot se afati skadon më 30 qershor.
Ndërkohë një grup ambientalistësh po zhvillojnë një takim me Avokatin e Popullit. Zoti Sazan Guri tha se janë mbledhur 60 mijë firma për mbajtjen e referendumit. Ndërsa Lavdosh Feruni, kreu i aleancës kundër importit të mbetjeve tha se pretendimet e KQZ-së “janë absurde.” Ambientalistët kanë marrë mbështetjen e Avokatit të Popullit
Një ditë më parë gjate promovimit te nismës “Vepro Tani” nga Ambasada e SHBA-së në bashkëpunim me përfaqësues të politikës dhe shoqërisë, ambasadori Aleksandër Arvizu kritikoi vendimin e KQZ-së për të mos marrë në shqyrtim të mbi 60 mijë firmat për referendumin kundër ligjit për importimin e plehrave në vend, duke theksuar se KQZ po pengon realizimin e referendumit. Po sipas tij me këtë veprim KQZ po minon edhe njëherë besimin e publikut për të vepruar me paanësi dhe në interes të gjithë qytetarëve.