Dialogu Kosovë-Serbi, Ashton ndërmjetëse e mundshme
Bruksel- Në rast të ngritjes së nivelit të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetëse në këto bisedime do të ishte baronesha Katherin Ashton.
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, në bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë për gazetën serbe Novosti se ndonjëherë disa gjëra në bisedime janë qesharake për ti diskutuar.
Duke folur për fusnotën dhe luftën e Serbisë për ta ndaluar pjesëmarrjen e Kosovës në takime dhe forume të ndryshme, Cooper ka thënë se nuk ka qenë ideja që teksti i fusnotës të qëndroj në pllakën prezantuese të delegacionit, por vetëm një yll. Sipas ti, Serbia e ka interpretuar në këtë mënyrë ndonëse ky nuk është akt i pranimit të shtetit.
Por, Serbia ka insistuar në elemente të tilla, kurse në Kosovë kanë heshtur duke sqaruar se e kanë të vështirë ta pranojnë një gjë të tillë. Cooper, ka thënë se ideja e hapjes së zyrës së Serbisë në Prishtinë dhe e Kosovës në Beograd, nuk është ide e re. Por, ajo nuk është diskutuar gjatë bisedimeve, ashtu siç nuk është folur për institucionet paralele.