Protesta në mbrojtje të Parkuttë Liqenit: Ndalni shkatërrimin
Të tjera rreth shkrimit Dje "Act now", Arvizu: Veproni tani Kadare: Rrezikojmë greminën ne arsim e drejtësisë VIDEO- Arvizu: Nisni ndryshimin
TIRANE - Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Historike, Ekolëvizja dhe Qendra Shqiptare e Trashëgimisë protestoi sot paradite kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës për prerjen e disa pemëve shumëvjeçare në Kodrat e Liqenit., me qëllim zgjerimin e Rrugës së Elbasanit.
Protesta u zhvillua në hyrje të Parkut, pranë Fakultetit Filologjik dhe u mbështet nga shumë qytetarë.
Në emër të Forumit të Trashëgimnisë Artan Lame kërkoi ndërprerjen e aksionit dhe paraqitjen e projektit të miratuar nga bashkia.
“Kërkojmë të paraqitet projekti i miratuar nga bashkia. Kërkojmë ndërprejen e aksionit e paligjshme. Xhemal Mato kërkoi dhënien e “statusit të mbrojtjes”.
Analisti i njohur Fatos Lubonja shkoi më tej : "Jetojmë në një qytet të pabanueshëm. Po humbasim mundësinë për të reaguar. Jemi në fazën e degjenerimit total". Nga ana e saj Kozara Kati shtoi: "Kemi votuar për pushtet për një garantim të jetës dhe sigurisë"
Prej rreth dhjetë ditësh në një pjesë të Parkut të Tiranës po ndërhyhet me prerjen tërësore të pemëve shumëvjeçare (pisha, rrepe, eukalipte, etj, 30-70 vjeçare). Ky proces ka përfshirë gjithë zonën e Parkut përgjatë rrugës së Elbasanit, që prej Fakultetit të Ekonomisë e deri në Sauk. Si fillim janë prerë tërësisht pemët në një sipërfaqe prej rreth 5000 m2 në zonën e hyrjes së Parkut; përgjatë rrugës së Elbasanit në një brez gjerësi 10-30 m dhe brenda rrethimit te Varrezave të Dëshmorëve gjithashtu në një brez me gjerësi rreth 10-15 m.
Të gjitha këto zona bëjnë pjesë brenda kufijve të Parkut të Tiranës, kufij dhe destinacion i shpallur me vendim të KRRTRSH-së dhe si të tillë nuk mund të ndryshohet pa një vendim tjetër të po këtij organizmi epror, pohojnë organizatorët e protestës.
Gjithashtu, nga piketimet paraprake shihet se projekti parashikon shkatërrimin e rrethimit të Kopshtit të Pallatit të Brigadave dhe prerjen e pemëve në një brez 10-15 m brenda tij. Natyrisht që shkatërrimi i rrethimit përfshin gjithë murin origjinal me harqe, kullat prej guri në fillim dhe në fund, portën monumentale të Pallatit, vend-rojet ceremoniale, etj, të gjitha pjesë e Parkut të Pallatit, i cili me VKM është shpallur vite më parë "Monument Kulture".
Sipas organizatorëve të protestës, i gjithë ky shkatërrim, bëhet në emër të një projekti fantazmagorik për zgjerimin e rrugës së Elbasanit pasi në terren nuk ka asnjë tabelë që të sqarojë publikun për gjithë çka po ndodh (gjë që përbën detyrim ligjor).
Gjithashtu, nuk dihet se kush e ka hartuar këtë projekt; kush e ka miratuar dhe në çfarë instance; a është bërë dhe kush e ka bërë raportin e ndikimit të mjedis; kush e ka ndryshuar destinacionin e pjesës së Parkut që po tjetërsohet e për rrjedhojë shkatërrohet; a është kërkuar prononcimi i IMK-së për shkatërrimin e një monumenti kulture siç është parku i Pallatit të Brigadave; etj.
Bashkia e Tiranës mundohet të ofrojë informacionin minimal, duke deklaruar herë për një projekt me 4 korsi e herë me 6 korsi. Në fakt, përfundimi i autostradës Elbasan-Tiranë, e nxjerr jashtë loje këtë investim të sforcuar, duke hedhur kështu hije të rënda dyshimi për arsyet reale të këtij shkatërrimi.
(shqiptarja.com)