E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dje në Kuvend: Përplasjet në PD, 18 vota kundër ligjit të Arsimit

Akuzat për favorizimin e botuesve, zbardhen replikat mes deputetëve të maxhorancës. Ligji miratohet me votat e PS.

Miratohet me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës ligji për arsimin parauniversitar.

Replika mes Markut e Bejës, 18 deputetë votojnë kundër.

Ligji i ri i sistemit arsimor parauniversitar ka përplasur dje deputetët e maxhora-ncës në Parlament dhe si rrallëherë më parë ka bërë që 18 deputetë të PD-së të votojnë kundër Grupit.
Ligji për sistemin parashkollor është miratuar në parim me 126 vota pro dhe një kundër të deputetit Bashkim Fino. Por, gjatë miratimit nen për nen, deputetët e PD-së janë përplasur midis tyre. Ish-ministri i Arsimit, aktualisht kryetar i Komisionit të Jashtëm, Fatos Beja dhe nënkryetari i Komisionit të Medias, Mark Marku, kanë replikuar me njëri-tjetrin për ndryshimet në nenin 48 të ligjit, që lejon shitjen e librave në ambientet shkollore dhe lënien hapur të mundësisë që shtëpitë botuese të prodhojnë pa limit altertekste. Deputeti demokrat Fatos Beja i cilësoi si absurde dhe klienteliste propozimet e anëtarëve të Komisionit të Arsimit dhe Medias, të cilët ditë më parë miratuan draftin me konsensus të plotë. Beja propozoi që të miratohet varianti i parë i qeverisë, në mënyrë që të eliminohet shitja e librave në ambientet e shkollave dhe pajisjen e shtëpive botuese me licenca për tregtimin e këtyre teksteve. Por, për deputetin Marku ndryshimet janë marrë me konsensus dhe në asnjë mënyrë për të favorizuar grupe të caktuara të interesit. Ne kemi marrë një vendim si komision dhe unë nuk kam asnjë interes në këtë komision, dhe zoti Beja akuzoi komisionin. Unë mendoj se më i dyshimtë dhe më me interesa është një person i vetëm, se sa i gjithë komisioni. Një komision nuk mund të ketë interesa, ndërsa një individ i vetëm mund të ketë interesa, deklaroi Marku. Pas debateve është hedhur në votim varianti i Komisionit të Arsimit, i cili është miratuar falë votave të opozitës dhe një pjesë të deputetëve të maxhorancës. Neni u miratua me 87 vota pro, 18 kundër dhe 6 vota abstenim. Si rrallë më parë, 4 ministra të qeverisë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe 13 deputetetë të tjerë të PD-së kanë votuar kundër variantit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj. Nga kabineti Berisha, kundër votuan ministrat Genc Pollo, Ridvan Bode, Eduard Halimi dhe Aldo Bumçi. Ndërsa pro nga ministrat votuan Majlinda Bregu, Nasip Naço dhe Sokol Olldashi. Gjatë votimit në tërësi, ligji për sistemin arsimor parauniversitar e kaloi ligjin me 116 vota pro dhe asnjë kundër.

Neni 48
Si ishte
Tekstet shkollore
1. Tekstet për nxënësit janë alternative. Ato përzgjidhen nga shkollat pas certifikimit nga Ministria. Përjashtimet nga ky rregull përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Tekstet për nxënësit sigurohen nga subjektet botuese përmes një procesi konkurrimi, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit.
3. Botimet e prodhuara jashtë vendit përdoren në institucionet arsimore vetëm pas miratimit nga Ministria.

Si bëhet
Shitja dhe shpërndarja e teksteve bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera shitjeje pranë shkollave nga subjekte të licencuara dhe me çmime të vendosura nga botuesit e të vlerësuara e të miratuara nga MASH në procesin e certifikimit të teksteve.
Neni 48(për tekstet) përmbante tri nene, që riformulohen në këtë mënyrë:
Neni 1: Tekstet për nxënësit janë alternative. Ato përzgjidhen nga mësuesit në bazë shkolle në prani të prindërve, pas certifikimit nga MASH.
Neni 2: Numri i alternativave të teksteve shkollore për lëndë dhe klasë nuk kufizohet.
Neni 3: Tekstet për nxënësit sigurohen nga subjektet botuese përmes një procesi të barabartë dhe transparent.

VOTIMI
KUNDER

Jozefina Topalli
Fatos Beja
Leonard Demi
Genc Pollo
Ridvan Bode
Eduard Halimi
Aldo Bumçi
Gazmend Oketa
Dashnor Sula
Sybi Hida
Lefter Maliqi
Ilir Rusmaili
Fatos Hoxha
Viktor Gumi
Ylli Lamaj
Arenca Trashani
Igli Cara
Astrit Bushati

Abstenim
Osman Metalla
Ilir Bano
Tritan Shehu
Spiro Ksera
Kastriot Islami
Vangjel Dule

Replikat për ligjin e arsimit
Fatos Beja:
Te neni 48 janë ndërmarrë disa ndryshime nga Komisioni i Medias dhe absolutisht janë të papranueshme në nenin që është propozuar nga qeveria dhe që lidhen me tekstet shkollore. Është i papranueshëm varianti që ka ardhur nga komisioni, ky nen që është formuluar mbron interesat e botuesve dhe jo interesat e shkollës.
Mark Marku: E para, ky nen është miratuar me konsensusin e Ministrisë, pra nuk ka qenë i njëanshëm dhe është miratuar me dakordësinë e Ministrisë së Arsimit në Komision. E dyta, Komisioni i Medias nuk përfaqëson interesat e botuesve, maksimumi duke qenë në atë komision përfaqëson interesat e lexuesve dhe të teksteve të atyre që shkruajnë libra. Kemi vetëm një botues në komision dhe nuk mund ta përpunojë komisionin një botues, ky është një variant, i cili është diskutuar dhe është marrë miratimi edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë dhe nuk ka kuptim që të ndryshojë, sepse Ministria ka shprehur mendimin e vet në komision.
Fatos Beja: Shtija në shkolla e teksteve krijon mundësi vetëm për korrupsion. Prandaj Ministria e ka sjellë variantin e saj dhe e ka çuar në qeveri, dhe çuditem si ka rënë dakord me Komisionin. Unë si deputet propozoj që, në bazë të rregullores, të hidhet në votim propozimi i ardhur nga komisioni me variantin që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave. I ftoj deputetët të mbrojnë shkollën. Elementi i dytë këtu, po lexoj, është shtuar një pikë që thotë: Numri i alternativave për tekstet shkollore për lëndën dhe klasën nuk kufizohen. Në asnjë legjislacion nuk gjendet kjo formulë. Çdomethënë kjo, 20 tekste fizike do tu japim ne mësuesve nëpër fshatra dhe qytete të zgjedhin? Pse duhen 20 apo 30 tekste pa i kufizuar kur ka një shtet, dhe e kundërta duhet të jetë e vërtetë. Një numër i kufizuar tekstesh, 1 deri në 4, apo sa të gjykojë Ministria në momentin e caktuar me nivelin e arsimit në shkollën tonë. Dhe jo të hapim një hapësirë për shtëpitë botuese që të na botojnë vit për vit fizika të reja dhe të na bëjnë një çorbë që vetëm fitojnë para ata që bëjnë tekste dhe nuk fiton asnjë gjë nxënësi shqiptar, as mësuesi që merret me tekstin. Një tekst, ndryshe nga çdo libër tjetër, duhet të jetë me afat të gjatë në treg, nuk mundet të jenë gjithnjë tekste të reja. Prandaj, unë kërkoj të votohet varianti i qeverisë që është më i përmbledhur dhe lë hapësirë që të zbardhet ai tekst siç duhet dhe të mos biem në kurthin e këtyre interesave individuale që vijnë në kurriz të nxënësve shqiptarë.
Myqerem Tafaj: Ndryshimi që ka ndodhur në pikën dy, zoti Beja ka të drejtë që ne kemi pasur praktikën e kufizimit të teksteve, por kjo është konsideruar si një praktikë që kufizon shumë garën dhe kemi lejuar më shumë variante, siç ka qenë në formën kur ka filluar alterteksti. Në rast se do të shprehemi me ligj, e kufizojmë apo jo, kjo mendoj se do të ishte e tepërt. Në variantin që kemi sjellë në Parlament nuk jemi shprehur për kufizim apo për moskufizim të numrit të alternativave. Kjo u kërkua në Komisionin e Medias, ndërsa për subjektet e licencuara  sot kemi arritur në një stad që shtëpitë botuese që punojnë në tregun e librit shkollor janë të gjitha të licencuara.
Erjon Braçe: Varianti që ka sjellë sot komisioni rregullon situatën kaotike abuzive që shiten në shkollë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›