E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i plehrave, KQZ dyshon mbi vërtetësinë e firmave për referendumin

Tiranë- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dyshon se disa nga 65 mijë firmat për referendumin e mbetjeve janë hedhur nga i njëjti person.

Kështu e shpjegon vonesën KQZ për të dhënë një përgjigje ndaj kërkesës së mijërave qytetarëve shqiptare lidhur me referendumit e mbetjeve, një ditë pas deklaratëve të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu të bëra gjatë nismës Vepro Tani.

Janë paraqitur 65 mijë firma për referendumin për mbetjet. Disa prej firmave të hedhura nga e njëjta dorë, i njëjti person. Janë dërguar për verfikim në laborator dhe ne presim përgjigje nga analizat. Më pas do mblidhet KQZ dhe do vendosë rreth nëse do ketë referendum për importin e plehrave ose jo- tha zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli 8 ditë pasi afati i KQZ për të marrë një vendim skadon.

Përse është penguar deri tani që të realizohet referendumi? Përse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që është i detyruar që të veprojë brenda një afati kohor të caktuar mbi kërkesën për referendum të mbështetur prej 50 mijë firmëtarësh, minon edhe njëherë besimin e publikut me aftësinë e tij për të vepruar me paanësinë e interesit të gjithë qytetarëve?- tha dje ambasadori Arvizu.

Më datën 19 Qershor, Aleanca Kundër Importimit të Mbetjeve dorëzoi në KQZ kërkesën për referendum me firmat e 65 mijë qytetarëve shqiptar, në mënyrë që populli të japë verdiktin nëse e aprovon apo jo ligjin e importit të mbetjeve.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›