KQZ, Ristani: S’do rikandidoj, po shoh drejtime të tjera
TIRANE- Kreu aktual i Komi sionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani deklaroi dje se nuk ka më ambicie për një mandat tjetër në krye të këtij institucioni. Ai tha se fill pas largimit nga KQZ do të shohë drejtime të tjera pasi sikundër sqaroi jo vetëm nuk e gëzon më besimin e opozitës por edhe se nuk ka më interes të menaxhojë proceset zgjedhore. "Mua më ka pëlqyer shumë puna në KQZ dhe me shumë kënaqësi do të ofrohesha për të vazhduar punën por kryetari duhet të gëzojë besimin e të gjitha krahëve të spektrit politik, ashtu sikurse e gëzova unë në vitin 2009, kur më votuan si të majtët edhe të djathtët. Në këtë moment unë nuk e kam më këtë mbështetje, kështu që nuk do të vazhdoj më në këtë rrugë por do shoh drejtime të tjera", - deklaroi kreu i KQZ-së në një prononcim të dhënë për mediat.
Ristani i ka cilësuar si të rëndësishme zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, ndaj sipas tij për administrim e tyre kryetari i KQZsë, duhet të jetë një person me përvojë. Në funksion të këtij qëndrimi ai ka sugjeruar që pasardhësi i tij të vijë mundësisht nga radhët e anëtarëve aktuale të institucionit. "Për mua do të ishte e mira që pjesa më e madhe e trupës së këtij institucioni ta vazhdonte detyrën sepse është e domosdoshme përvoja që ata kanë dhe memorja e institucionit. Madje po të njëjtën gjë ka patur parasysh edhe legjislatori në ligjin e ri që krijoi ku u vunë kritere të ritura në raport me ligjin e mëparshëm. Pra legjislatori ka patur ndërmend që të ketë një profesionit të mirë e me përvojë pune në administratën publike. Do të ishte e mira të njihej nga kandidatët e ardhshëm paraprakisht procesi zgjedhor. Ndaj dhe unë personalisht do të doja të zgjidhej nga trupa që është", - tha Ristani.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)