Vlorë, 27-vjecari ekzekutohet me kallash në lokalin e tij
VLORË- Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një krim i rëndë. Një i ri është ekzekutuar me kallashnikov në lokalin e tij, ndëerkohë që dy persona janë plagosur gjatë sulmit të ndodhur në oorët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin bregdetar.
Ngjarja ka mdodhur në lokalin e viktimës Amarildo Delaj 27-vjec, rreth orës 23:45, teksa i riu po qëndronte ende në barin e tij pranë rrugës së re. Nga hetimet paraprake mësohet se autori i është afruar lokalit nga rruga kryesore duke lëvizur më tej për në brendësi të pallatit, nga ku fushëpamja ne korridorin e krijuar mes pallatit dhe lokalit me fasadë xhami ishte mjaft e qartë.
Policia bën me dije se autori ka shkrepur kallashin dhe viktima ka marë disa plumba, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat e shumta. Blutë e Vlorës kanë gjetur 11 gëzhoja në vendin e krimit, ndërkohë mësohet se autori ka qëne me kapele dhe është larguar në brendësi të pallateve.
Ende nuk dihen motivet e krimit, ndërkohë që po punohet në dy pista, ajo e konfliktit të pronësisë, apo konflikte te mëparshme që mund të ketë pasur i riu, i cili prej disa kohësh ishte kthyer nga emigrimi. Policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që është vënë në ndjekje të autorit identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për arsye të hetimit.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Lezhë, vritet një 17-vjeçar, plagoset një tjetër