E Diel, 1 Nëntor 2026

Michelle Obama fjalim mallëngjyes, Barack e ndjek nga shtëpia

SHBA- “Besoni serish tek Barack Obama. Është një njeri që beson tek ëndrra amerikane, sepse e ka jetuar. Ai beson se ajo mund të realizohet pavarësisht vështirësive”. Kështu ka deklaruar zonja e parë e SHBA, Michelle Obama përpara elektoratit, në ditën e parë të konventës së demokratëve në Charlotte. 

Para saj shumë demokartë nuk nguruan të sulmojnë programin e kundërshtarit republican të Obamës, Mitt Romney, por nga goja e Michelle nuk u dëgjua asnjë akuzë.

Ajo ka folur vetëm për burrin e saj, madje është prekur teksa fliste për ndjenjat e saj dhe jetesën sëbashku. “Amerika ka ende nevoj për Obamën, nuk ua them këtë si zonjë e parë, por si nënë. Ai na duhet për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë ajo.
Fjalimi i Michelle Obamës është cilësuar nga mediat si një triumf i vërtetë. Ajo ka thënë se: 

“E kam ndjekur tim shoq në kohë triumfi dhe në kohë të vështira, aq të vështira sa nuk i kisha imagjinuar ndonjëherë dhe ju siguroj që ai burrë nuk ka ndryshuar, është I njëjti person që i keni besuar 4 vite më parë. Presidenca nuk të ndryshon, ajo zbulon kush je tin ë të vërtetë. Unë e di që ai është gati të përveshë duart dhe të na nxjerrë nga kriza. Ne kemi ende nevojë për të”, ka thënë Michelle.

Obama së bashku me dy vajzar, mësohet ta kenë ndjekur fjalimin e zonjës së parë, nga shtëpia, të ulur të tre në divan.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›