Defekti në sistem, radhë kilometrike në Morinë
KUKËS- Më shumë se 7 kilometër është krijuar radha e automjeteve të tonazhit të rëndë që transportojnë mallra dhe produkte të tjera tregëtare në pikën kufitare të Morinit në Kukës.
Shkak për këtë situatë është bërë mos funksionimi i sistemit të përpunimit të dokumentacionit nga ana e palës kosovare në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës. Radha e gjatë e kamionëve është krijuar që pasditen e djeshme, kur drejtuesit e automjeteve janë njoftuar se nuk do të mund të kalojnë për t’u zhdoganuar pasi nuk funksionon rrjeti kompjuterik i Vërmicës. Ky bllokim sipas tyre është mjaft shqetësuese pasi ka kostoja e humbjeve është e lartë.
Radha e krijuar e automjeteve të tonazhit të rëndë nis që në pikën e kalimit kufitar në Morinë deri në vendin e quajtur Bardhoc, ndërsa rradha kilometrike pritet të shtohet edhe në orët në vijim për shkak se në këtë pikë doganore kalojnë një numër shumë i madh automjetesh që importojnë - eksportojnë mallra nga Kosova për në Shqipëri dhe anasjelltas.
(e.m/News24/BalkanWeb)