E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks në varkë, Shakira e Pike shantazh për një kasetë

Telashe me drita të kuqe për çiftin Shakira-Pike. Prej disa ditësh në redaksitë e gazetave spanjolle qarkullojnë zëra se dikush kërkon të shesë një videokasetë prej 15 minutash, ku futbollisti i Barcelonës dhe këngëtarja janë filmuar duke bërë seks në një varkë. 

Sipas burimeve të mirëinformuara, bëhet fjalë për një shantazh të dy ish-bashkëpunëtorëve të këngëtares, të cilët janë hequr nga puna, “pa asnjë arsye”. Edhe disa muaj më parë futbollisti 25 vjeçar dhe këngëtarja kolumbiane ishin në qendër të një lajmi rozë, duke u detyruar të përgënjeshtrojnë ekzistencën e një filmimi duke bërë seks. Por, ky lajm është rikthyer të jetë aktual. Sipas mediave, ata që kanë bërë filmimin kërkojnë mijëra euro për t’u hakmarrë.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›