E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontributi në muzikë, Franca 'Legjion Nderi' për Pol Mekartnin

PARIS- Presidenti francez, Fransua Holland do të dekorojë ish pjesëtarin e grupit legjendar Beatles, Pol Mekartni me çmimin “Legjioni i Nderit” për kontributin e tij në muzikë.

Ceremonia është planifikuar të mbahet më 8 shtator në Pallatin Elize në Paris.

Mekartni do të bëhet një oficer i Legjionit të Nderit, nderi më i madh publik i Francës. Legjioni i Nderit është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802, dhe simbolizohet me nëj fije të kuqe në jakën e xhaketës.

Mekartni, që përshkruhet nga libri Ginis i Rekrodeve Botërore si “kompozitori më i suksesshëm dhe artisti më i madh me këngë të publikuara i të gjitha kohërave” ka marrë titullin e kalorësit në vitin 1997 nga Mbretëresha Elizabetë për ndihmën që i ka dhënë revolucionarizimit të pop muzikës.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›