KQZ: Të dënohen komisionerët problematikë
TIRANE-Arben Ristani, Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) ka prezantuar sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, raportin e KQZ për zgjedhjet e 28 Qershorit. Ristani në raportim pranon se problem në zgjedhjet e 2009 ka qënë procesi i numërimit të zgjedhjeve, konkretisht trajnimi i mangët i komisionerëve si dhe marrja e vulës nga qëndrat e komisioneve zonale. Ristani madje ka kërkuar që komisionerët që nuk u bindën të dënohen nga drejtësia, dhe të mso mjaftohen vetëm më gjoba në para.
Kreu i KQZ nënvizoi se raporti përmban edhe shqetësimin se pati vonesa në procesin e numërimit të votive për shkak të komisionerëve të patrajnuar mirë. Por gjithsesi, shtoi ai, kjo nuk ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Ristani deklaroi gjithashtu se procesi zgjedhor ishte i mirëmonitoruar dhe se procesi i numërimit ka qënë transparent.
(d.b/BalkanWeb)