E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e vajzes ne operacion,ekspertet: Faji i mjekut

TIRANE- Ekspertë të mjekësisë ligjore kanë zbuluar sot në sallën e gjyqit fakte tronditëse që rëndojnë mbi pozitën e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Mjeku akuzohet për “mjekimit të pakujdesshëm” që shkaktoi dhe vdekjen e 18 vjecares Matilda Petrit nga Maliqi i Korcës. Katër ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore u janë përgjigjur 68 pyetjeve mbi ngjarjen e rëndë të vitit 2008, pas operacionit të bajameve në klinikën e tij private.

Ekspertët kanë zbuluar se është ndëryrë 3 herë mbi plagen e 18 vjecares dhe pikërisht ndërhyrja e fundit i ka shkaktuar asaj vdekjen.
Eksperti ligjor Elmaz Shaqiri ka deklaruar në sallën e gjyqit në Gjykatën e Tiranës se pas operacionit të heqjes së bajameve më 6 prill 2008 mjeku ka ndërhyrë dhe dy herë të tjera. Ndërhyrja e dytë më 14 prill dhe ndërhyrja tjetër më 15 prill.
Ekspertët thonë se ndërhyrja e fundit ka sjellë dhe kalbëzimin e venës, që ka cuar më pas në carjen e saj dhe shpërthimin e hemoragjisë e cila i mori jetën 18 vjecares.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›