E Diel, 1 Nëntor 2026

PS shpall si program politik tezën leniniste “Të marrim pushtetin me çdo mjet”

Edvini s’fshihet më pas gishtit dhe nxjerr një vartës të vetin ta artikulojë hapur synimin leninist të grupimit të tij për të marrë pushtetin me çdo kusht e me çdo mjet. Deklarata pritet të shkaktojë një reagim të ashpër të opinionit publik, por ende s’është e qartë nëse ylberistët do të guxojnë të ndërmarrin ndonjë aksion politik, i cili do të marrë një goditje të fortë ligjore

Tezat staliniste për largimin e qeverisë “Berisha”. Kjo është motoja e radhës e eunukëve ylberistë, të udhëhequr nga lideri i krizës së opozitës, Edvin Kristaq Rama. Përmes një mercenari të specializuar në kryerjen e rregullt të ‘adeteve’ famëkeqe teorikisht dhe për më tepër të faktuara si sinonime të një dështimi të pritshëm për kreun në detyrë të PS, Blendi Klosi u shpreh i vendosur për vazhdimin e protestave, duke besuar gënjeshtrën e Edvinit. Klika e Edvinit e yshtur nga disfata e zgjedhjeve parlamentare të vitit të shkuar dhe nga një thellim i këtij dështimi në zgjedhjet për pushtetin vendor, vitin e ardhshëm, po aplikon me urgjencë, çdo rreng të mundshëm për të futur të kolaps politik vendin dhe njëherazi “kripjen” e mendjeve të deputetëve socialistë, të cilët të mbetur ngushtë pa rroga (hiq këtu 30 deputetët milionerë të grupit parlamentar) detyrohen të ndjekin pjesërisht punimet e seancës, për të çuar deri në fund ngatërresën e Edvinit në kushtëzimin e raporteve me Kuvendin, vendin e dialogut demokratik.

Përmes mercenarëve të tij politik, Edvini përcolli dje grahmën e radhës të klanit të eunukëve se nuk do të ndalë, pavarësisht qëndrimit të shqiptarëve, prirjen e tij për të konfuzionuar aspiratat e integrimit të Shqipërisë dhe njëherazi lënien pa vizave të të gjithë të rinjve dhe të rejave, të rritur e të moshuar. Nxitja e një vale protestash pikërisht gjatë muajit prill, për të kulmuar më pas me një pseudotubim të paralajmëruar për më 30 prill, tregon qartë, pa shumë hulumtime se interesi i vetëm i brezit të dytë të nomeklaturës komuniste, është për kthimin e Shqipërisë pas vitit 2005, në Shqipërinë e krimit dhe të korrupsionit, e njëherazi transformimin e politikës dhe të eksponentëve qeveritarë në vasalë të bandave të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Dje, ata guxuan ta shqiptojnë, edhe pa iu trembur syri se do të nxjerrin njerëzit në sheshe e rrugica, për të kërkuar largimin e qeverisë.

Grotesku i socialistëve nuk ka të sosur. Në një kohë kur e gjithë bota po jeton dhe përjeton të gjitha alternativat e modelimit të shekullit XXI, opozita në Shqipëri, vazhdon të bëjë prapa-kthehu përmes abstragimit të kërkesave politike, thjesht e vetëm për të mbuluar dështimin personal të një lideri të çaluar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›