E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në qeveri. Mediat: Ja ministrat e rinj

PRISHTINE- Në Kosovë pritet që sot të njoftohen ndryshime të reja në kabinetin qeveritar. Mediat kosovare pohojnë se tashmë PDK dhe LDK kanë rënë dakort për riformatizim të Qeverisë. Sipas të njëjtave burime pritet të emerohen 4 ministra të rinj dhe te largohen dy ministra te LDK dhe dy te tjere nga PDK. Mediat kosovare I kanë paraprirë dhe emrave të rinj, sic pohojnë vetë ato sipas burimeve shumë të ngushta pranë Thacit e Sejdiut. Kështu sipas tyre në kabinetin e riformatizuar të Qeverisë do të jenë këta ministra të rinj:
Edita Tahiri - ministre e Administratës Publike, Arsim Bajrami – ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Bukoshi – ministër i Shëndetësisë, Lutfi Haziri – ministër i Kulturës, Robert Muharremi – ministër i Drejtësisë, dhe Bajram Rexhepi – ministër i Forcës së Sigurisë.
Ndërkohjë në postet e tyre mbeten dy zëvendëskryeministrat si dhe ministrat Fatmir Limaj, Ahmet Shala, Enver Hoxhaj dhe Justina Pula-Shiroka nga PDK dhe Skënder Hyseni, Sadri Ferati e Lutfi Zharku nga LDK.
Por, ende nuk dihet emri i ministrit të ri të Bujqësisë dhe ndërrimet që mund të ndodhin në ministritë e udhëhequra nga pakicat.
Sipas kësaj përbërje të re, ministrat që do t’i lirojnë postet e deritashme ministrore janë:
Fehmi Mujota, Zenun Pajaziti, Idriz Vehapi, Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe Valton Beqiri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›