Maradona: Do t’i kërkoja një këshillë Mourinjos
“Më pëlqen shumë, më duket tip i disponueshëm. Më duket i gatshëm për të ndihmuar sa herë i kërkohet ndonjë këshillë për të vepruar në situata të caktuara. Mund t’i bëj një telefonatë për t’i kërkuar një këshillë”, u shpreh ish-“djaloshi i artë” në një intervistë për “La Nacion”.
Maradonën nuk e ka entuziazmuar shumë loja e Interit të Mourinjos gjatë sezonit që shkoi, por “dha rezultate: fitoi Ligën e Kampionëve”. Më pas 50-vjeçari foli edhe për Argjentinën, që tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të botërorit.
“Historinë e shkruajnë futbollistët. Askush nuk duhet të ndjehet magjistar, përveç tyre. Kam fatin t’i kem të gjithë këta lojtarë së bashku. Ndoshta dikush tjetër mund të kishte hequr dorë nga ndonjëri prej futbollistëve, por unë dua t’i kem të gjithë. E dua këtë skuadër dhe besoj se do të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje”, shtoi Maradona.