KQZ, asgjësimi i fletëve të votimit, 9 muaj para zgjedhjeve lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se fletët e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit mund të qëndrojnë në kuti deri në muajin gusht, më tej ato do të digjen. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, ka sqaruar se për zgjedhjet e ardhshme vendore do të përdoren të njëjtat kuti dhe se ato duhet të jenë funksionale gati 9 muaj para mbajtjes së procesit.
Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme, përgatitja për të cilat fillon 9 muaj përpara, që do të thotë se diku nga gushti i këtij viti do të dalë dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve, ne do të na duhet të fillojmë përgatitjet dhe do të jetë besoj afati maksimal, i fundit për ta mbyllur këtë problem. Një pjesë e përgatitjeve është edhe pastrimi dhe lirimi i kutive, ka pohuar Ristani. Ligji parashikon djegien e fletëvotimeve. Ky veprim mund të ishte kryer kohë më parë, por kreu i KQZ-së thotë se procesi është shtyrë për shkak të debatit politik, por edhe hapësirave që krijon ligji. Një gjë të tillë ai e ka sqaruar dy ditë më parë dhe në Komisionin e Ligjeve, kur është pyetur për këtë pikë. Nuk kemi pranuar ti hedhim benzinë zjarrit, prandaj nuk e kemi bërë këtë gjë në një kohë që ligji nuk përcakton afat, - ka deklaruar kreu i KQZ-së.