E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me 22 mije leke false pranga dy personave

Tirane

Parate false nuk kane te sosur ne Shqiperi. Nje tjeter grup qe merrej me falsifikimin e parave dhe futjen e tyre ne treg eshte goditur nga policia kryeqytetase e cila ka vene ne pranga dy persona. Kete radhe ndryshe nga disa dite me pare kur u sekuestrua nje sasi e konsiderueshme me euro false policia ka sekuestruar kartemonedha leke false. Burimet policore thane se gjate operacionit te koduar Kalaja i realizuar nga specialistet e seksionit kunder krimit ekonomik financiar ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarku Durres u realizua arrestimi ne flagrance i shtetasve Artur Viktor Bushi 19 vjec lindur ne Kruje dhe banues ne fshati Bilaj Fushe-Kruje dhe Arben Mhill Dobrozi 34 vjec banues ne fshatin Bilaj Fushe-Kruje. Arrestimi i tyre u realizua ne saje te posedimit te informacione ne ngarkim te tyre duke bashkepunuar me Komisariatin e Policise Fushe-Kruje. Kapja e shtetasve te lartpermendur u realizua ne Vore gjate momenteve te qarkullimit me automjetin tip Volkswagen Passat me targa KR 7083 A ku nga kontrolli i ushtruar atyre u jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 22 kartemonedha te prerjes 1 mije lekeshe te cilat dyshohen te jene te falsifikuara. Policia tha se materialet ne ngarkim te tyre i kaluan prokurorise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›