Jemen, al-Kaeda kishte në shënjestër ambasadën britanike
Këtë fakt e kanë bërë të ditur shërbimet sekrete të Jemenit për të përditshmen “Havat”. Sipas shërbimeve sekrete, të cituara nga e përditshmja, al Kaeda veç të tjera kishte planifikuar sulme edhe kundër interesave perëndimore në vend, si kompanitë e naftës, personalitete politike dhe ushtarake.