Shijak, mbyten dy fëmijë në një gropë uji
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tale të Lezhës, ku minoreni u gjet në kanal nga banorët e fshatit. Viktima është Mariglen LL. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.Ndërkohë, dy fëmijë të tjerë janë mbytur në Shijak. Vëlla e motër, përkatësisht 4 dhe 6-vjeç humbën jetën në një gropë me ujë. Ngjarje ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Rreth të Shijakut. Gropa me ujë ishte në afërsi të banesës ku jetonin fëmijët. Një grup hetimor nga policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, nga ku po hetojnë ngjarjen e rëndë.