E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, humbet një peshkatar, nisin kërkimet

Pasi ka dalë për peshkim në birgjet e lumit Buna, 48-vjeçari Enver Zeneli nuk është kthyer më në banesën e tij. Familjarët e alarmuar kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, pasi humbën gjurmët e të afërmit të tyre. Dyshohet se 48-vjeçari është mbytur në lumë, por ende nuk dihet saktësisht fati i tij. Forcat e rendit dhe pesë polumbarë kanë nisur kërkimet për të zbardhur ngjarjen. Polumbarët po kërkojnë në ujërat e lumit, ndërkohë që në pjesën tokësore po ndihmohen nga forcat e policisë. Peshkatari kishte dalë për peshkim, por me sa duket kësaj here posoi fat tragjik.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›