KQZ certifikon 7 mandatet e Qarkut të Lezhës
22/07/2009 Zgjedhjet e qershorit, ndahen 4 mandate për PD-në dhe 3 për PS-në
Shkon në 60 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga komisioni zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi gjatë mbledhjes së djeshme vendimin për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Lezhës. Me vendimin nr. 586, datë 21.07.2009 “Për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike që konkurrojnë më vete për zonën zgjedhore Qarku i Lezhës”, KQZ-ja ka miratuar për koalicionin “Aleanca e Ndryshimit” 4 mandate. KQZ-ja me vendimin nr. 217, datë 23.05.2009 “Për miratimin e listave shumemërore të Partisë Demokratike, pjesëtare e koalicionit ‘Aleanca e Ndryshimit’ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2009”, ka miratuar listën shumemërore të Partisë Demokratike për 12 zonat zgjedhore. Sipas vendimit të mësipërm, lista shumemërore e Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës e miratuar nga KQZ-ja ka këtë renditje: Edi Paloka, Mark Marku, Pavlina Hoti dhe Rajmond Hoxha. Këta janë kandidatët fitues për zgjedhjet për Kuvendin nga lista shumemërore e Partisë Demokratike në këtë qark. Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar për koalicionin “Bashkimi për Ndryshim” 3 mandate. Me vendimin nr. 230, datë 26.05.2009 “Për miratimin e listave shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, pjesëtare e koalicionit ‘Bashkimi për Ndryshim’ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2009”, KQZ-ja ka miratuar listën shumemërore të Partisë Socialiste për 12 zonat zgjedhore. Sipas këtij vendimi, lista shumemërore e Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës e miratuar nga KQZ-ja ka këtë renditje: Gjok Jaku, Gjovalin Kadeli dhe Armando Prenga. Këta janë kandidatët fitues për zgjedhjet për Kuvendin që u zhvilluan më 28 qershor.
Mandatet e certifikuara
Qarku i Lezhës është qarku i shtatë ku KQZ-ja përfundoi procesin e mandatimeve, pas Dibrës, Gjirokastrës, Vlorës, Elbasanit Kukësit dhe Korçës. Ndërkohë që zgjedhjet për parlamentin e ri u zhvilluan në 12 qarqe. Me 7 deputetët e rinj të mandatuar dje shkon në 60 numri i të mandatuarve zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.