KQZ çon në Kuvend 21 deputetë të rinj
10/07/2009 Certifikimi i mandateve
Komisioni Qendror të Zgjedhjeve miratoi me 7 vota “pro” 11 mandatet e para për Partinë Demokratike dhe 10 mandate për Partinë Socialiste. Në mbledhjen e djeshme KQZ-ja mandatoi për Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë deputetët që dolën nga zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Kukësit, Korçës dhe Gjirokastrës. Shpërndarja e mandateve të fituara u bë sipas listës së depozituar dhe regjistruar pranë KQZ-së nga subjektet zgjedhore. Në këtë mënyrë, Qarku i Kukësit do të përfaqësohet nga tre deputetë të PD-së, Flamur Noka, Besnik Dusha, Fatos Hoxha, ndërsa PS-ja nga një deputet Asllan Dogjan; Qarku i Korçës do të përfaqësohet me 12 deputetë, nga të cilët gjashtë të PD-së: Ridvan Bode, Gjergji Papa, Ledina Ajolli, Edmond Spaho, Fatbardh Kadilli, Ismail Hoxha dhe të PS-së: Ben Blushi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Alfred Dalipi, Arben Ahmetaj, Olta Xhacka; Qarku i Gjirokastrës nga dy mandate të PD-së: Genc Ruli, Spiro Ksera dhe tri mandate të PS-së: Arta Dade, Vangjel Tavo, Ethem Ruka. Gjatë mbledhjes së sotme KQZ-ja ka parashikuar të certifikojë edhe mandain e Qarkut të Dibrës, për të cilin gjithashtu asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë ankimore pranë këtij institucioni. Sipas rezultatit paraprak, ky qark do të përfaqësohet në Kuvendin e ardhshëm me gjashtë mandate, nga të cilat katër Partia Demokratike dhe dy Partia Socialiste. PD-ja përfaqësohet në këto 4 mandate me Jemin Gjanën, Sherefedin Shehun, Bedri Hoxhën dhe Selami Xhepën, ndërsa PS-ja me Sadri Abazin dhe Qemal Minxhozin.
Certifikimi i mandateve
Qarku i Kukësit
PD-ja - 3 mandate
PS-ja - 1 mandat
Qarku i Korçës
PD-ja - 6 mandate
PS-ja - 6 mandate
Qarku i Gjirokastrës
PD-ja - 2 mandate
PS-ja - 3 mandate