E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata kundër karkalecit 3,2 milionë lekë

10/07/2009  Ministria e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit i përgjigjet kërkesave të fermerëve në disa zona të vendit për të luftuar shfaqjen e karkalecave. Burime të këtij dilaseri bëjnë të ditur se po ndërhyhet për dezinfektimin e zonave ku është përhapur karkaleci për të mbrojtur prodhimet bujqësore nga ky insekt. Edhe gjatë këtij sezoni, fermerët e vendit nuk i shpëtuan nga prania e shumë insekteve. Insekte të tilla si karkaleci kanë bërë që sipërfaqe të tëra toke të jenë infektuar në një shkallë të lartë. Sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë nga buxheti i saj po financohen 3.2 milionë lekë për zhdukjen e karkalecit, që është përhapur kryesisht në Fier, Gjirokastër, Vlorë, etj, duke dezinfektuar parcelat e prekura nga ky insekt dhe për të mbrojtur prodhimet bujqësore. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, sipërfaqet e tokave të prekura nga ky insekt janë gjithsej 1 492 ha në të gjithë vendin. Nga këto, sipas burimeve, 500 ha janë në Gjirokastër, 300 ha janë në Fier, 170 ha janë në Kukës, 120 ha janë në Elbasan. Sipas ekspertëve të bujqësisë aktualisht është vërejtur se ndryshe nga vitet e kaluara, dy vitet e fundit infeksioni nga ky dëmtues është ulur ndjeshëm në kullota e kultura bujqësore, ndërkohë që situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›