E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk ka pasur asnjë pazar politik me LSI-në para zgjedhjeve"

10/07/2009  Kryeministri Sali Berisha flet për koalicionin e ri qeverisës me LSI-në

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se koalicioni i ri që do të qeverisë vendin në katër vjetët e ardhshëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të jetë shumë stabël. Ai ka thënë se krijimi i një koalicioni qeverisës me këtë parti politike ishte shumë i domosdoshëm për drejtimin e vendit. Berisha tha se edhe në qoftë se do të kishte votat e nevojshme nga Partia Demokratike për krijimin e qeverisë, ai përsëri do të thërriste LSI-në në bashkëqeverisje. Berisha ka rrëzuar kategorikisht fjalët se ka pasur pazar politik para zgjedhjeve me partinë e Ilir Metës për krijimin e një koalicioni. Berisha ka deklaruar se nuk do të krijonte një koalicion me Partinë Socialiste, pasi në këtë mënyrë vendi do të ndiente mungesën e opozitës. Por Berisha pohoi se, në qoftë se LSI-ja do të refuzonte përfshirjen e saj në qeveri, atëherë do të ishte i detyruar të ftonte PS-në në koalicion. Kështu, duke rrëfyer domosdoshmërinë e krijimit të një koalicioni me një parti të majtë, në këtë rast me LSI-në, Berisha tha se absolutisht nuk do të ishte opsioni i përsëritjes së zgjedhjeve më i miri, por i një koalicioni. Ai rrëfeu se emisarë të PS-së i kishin thënë atij se do t’i jepnin atij 6 deputetë, nëse do të largonte LSI-në e Metës nga koalicioni. Por një gjë të tillë Berisha tha se e hodhi poshtë menjëherë. Kreu i qeverisë ka vlerësuar se një koalicion mes një partie të djathtë dhe një të majte nuk po shpiket në Shqipëri. Sipas tij edhe në vende të Bashkimit Europian ka qeverie më koalicione të tilla. Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të shtrihet edhe për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal, që parashikohen në mbahen pas dy vjetësh. Duke folur për bashkëpunimin me LSI-në në katër vjetët e qeverisjes së vendit, Berisha ka premtuar se Kodi Zgjedhor do të ndryshohet, në mënyrë që një parti me peshë elektorale si LSI-ja të jetë pjesë e procedurave të administrimit të zgjedhjeve. Sipas tij, ligji nuk mund të jetë ndëshkues. Madje, ai rrëfeu se edhe në kohën e ndryshimit të sistemit elektoral, të cilin e bëri në bashkëpunim me kreun e PS-së Edi Rama, ka pasur një telefonatë me komisionerin e BE-së Olli Rehn, i cli kishte parë zgjidhjen e situatës. Mbetem i hapur për koalicion me PBDNJ-në. Ai theksoi se nuk mund të jetë i hapur për të futur në koalicion PS-në, pasi populli e votoi të ishte në opozitë. Ai tha se i shtrin dorën PS-së për të bashkëpunuar në interes të vendit. Kryeministri Berisha deklaroi se do të jetë në politikë derisa populli do ta votojë. Ai deklaroi se nuk është i lodhur nga politika dhe se qytetarët nuk votojë asnjëherë një lider të lodhur.

Berisha për Nanon

Kryeministri Berisha ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike mundësinë e përfshirjes së ish-kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano në bashkëpunimin e tij me opozitën. I pyetur në vijim të frymës së bashkëpunimit me pakicën e majtë, Berisha tha se Nano është pjesë e Partisë Socialiste. “Nano nuk është pjesë e projektit të koalicionit”, - deklaroi kreu i qeverisë.

Berisha për Blushin

Duke folur mbi të ardhmen e drejtimit të Partisë Socialiste, nëse kreu i saj Edi Rama do të jepte dorëheqjen, Berisha rrëzoi mundësinë që deputeti Ben Blushi të jetë në atë post. “Nuk ka të ardhme Blushi në PS”, - tha ai. Sipas tij, Blushi ka thjesht ide iluzive për kryetar të PS-së. Berisha tha se përplasjen e tij me Blushin në Parlament nuk e konsideron si ndër më të fuqishmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›