KQZ, debate te ashpra per Beratin

Pas nje debati te ashper me perfaqesuesin demokrat Njazi Kosovrasti, perfaqesuesja socialiste ka lene mbledhjen. Me pas, fjalen e ka marre pikerisht Kosovrasti, sipas te cilit, kerkesa e ankimimit eshte e pabazuar ne prova dhe fakte.
“Procesi zgjedhor ne Berat eshte i certifikuar. Nuk do lejoj qe nje gje e tille te ndodhe. Nuk mund te hidhni balte mbi procesin kur vete e keni drejtuar ne Berat”, u eshte drejtuar Kosovrasti perfaqesuesve socialiste ne KQZ. Ne vijim, ai ka shtuar se kerkesa per rinumerimin e votave te Beratit ka karakter politik.
“Ju anetare te nderuar te KQZ-se, ju lutem te mos e deformoni kodin elektoral dhe mos merrni persiper te realizoni ato gjera qe ju kerkohen ne rruge te tjera. Duhet te respektoni betimin qe keni bere”, shtoi ai.