Takohen tre presidentët - Topi, Sejdiu dhe Ivanov
13/07/2009 Kreu i shtetit u ftua nga homologu maqedonas për pjesëmarrjen në festivalin e Ohrit
Pas Vlorës dhe Ohrit tre kryetarët e shteteve pritet të takohen në Prishtinë
Presidenti i Republikës Bamir Topi, me ftesë të homologut maqedonas Gjorgje Ivanov, u nis dje në krye të një delegacioni zyrtar për të marrë pjesë në “Festivalin veror” të Ohrit. Në këtë ceremoni ishte ftuar edhe Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili së bashku me presidentin Topi u pritën nga homologu Ivanov në një drekë pune në Ohër, në një ndër pikat turistike të këtij qyteti. Pas takimit palët e vlerësuan këtë takim si vijimësi të takimit që zhvilloi presidenti i Republikës së Shqipërisë para disa ditësh në Vlorë, që do t’i paraprijë një takimi tjetër në Prishtinë. “Vlerësoj ftesën që na bëri Presidenti Ivanov, sepse pata rastin të bisedojmë gjatë dhe për çështje të bashkëpunimeve, jo për probleme, por për çështje të bashkëpunimeve sa më intensive dhe natyrisht edhe sot dhe me Presidentin Topi ne do të vazhdojmë një traditë të mirë të takimeve dhe të bashkëpunimit midis vendeve tona. Kjo është një dëshmi e mirë dhe e drejtpërdrejtë e gatishmërisë sonë për të lëvizë në procese të rëndësishme integruese”, - tha Sejdiu. Pozitive për rajonin dhe për tri vendet respektike e cilësoi këtë takim kreu i shtetit shqiptar, takime që ndikojnë psikologjikisht edhe te qytetarët. “Jemi futur në rrjedha totalisht pozitive për rajonin dhe për vendet tona respektive, pra ku lidershipi politik mban kontakte të rregullta, do të thosha frekuente, në funksion të paqes, të dialogut dhe sigurisë në rajon dhe në funksion të asaj ëndrre të përbashkët për t’u integruar në Evropë. Shqipëria është futur në NATO. Jam i bindur se edhe Maqedonia he Kosova më vonë do të jenë pjesë të NATO-s, të aleancës së madhe për paqe dhe siguri dhe do të jemi të gjithë së bashku pjesë e BE-së”, - tha Topi. Ai së bashku me Presidentin Sejdiu ishin të pranishëm në hapjen e festivalit të 49-të ndërkombëtar veror të Ohrit, ku midis të tjerësh do të luajë edhe kompozitori italian me famë botërore Enio Morrikone.