KQZ dhe KKRT nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për monitorimin e zgjedhjeve

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) dhe Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, (KKRT) nënshkruan të enjten marrëveshjen e bashkëpunimit, për monitorimin e fushatës elektorale të vitit 2009.
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, u shpreh se, ligji parashikon që KQZ-ja të monitorojë fushatën elektorale të partive politike, monitorim i cili kryhet në bashkëpunimi të ngushtë me KKRT, pasi, shtoi ai, është institucioni i vetëm i cili ka kapacitetet dhe mundësitë ligjore për ta bërë një monitorim të tillë.
Ndërsa Kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda, e konsideroi këtë marrëveshje si një vendim që kryhet në mënyrë periodike, por sipas saj, “KKRT-ja, merr përsipër si institucion që ti ofrojë ndihmë KQZ-së me gjithë kapacitetet tona teknike”.
“Këtë vit, si risi do të kemi kapacitetet monitoruese tona, pra monitoruesit e KKRT-së mund të ndihmojnë në monitorimin e fushatës, pasi KKRT ka tashmë kapacitetet njerëzore më të shumta për të ndihmuar në këtë fushatë”, tha Doda.
Kryetarja, Mesila Doda shtoi më tej se, “ne jemi në një proces rinovimi të të gjithë studios tonë monitoruese gjë që do të ofrojë kapacitete ndihmëse më të mëdha"