PD, PLL dhe PBK bien dakord për koalicion parazgjedhor dhe bashkëqeverisje, pas fitores së 28 qershorit. Me këtë marrëveshje, pushon së funksionuari e ashtuquajtura LZHK
Demokratët arrijnë marrëveshjen paraelektorale me Legalitetin dhe Ballin Kombëtar, të drejtuar nga Adriatik Alimadhi
TIRANE – PD-ja, PLL-ja dhe PBK-ja kanë rënë dakord dje për të zyrtarizuar në ditët e ardhshme koalicionin mes dy partive si dhe për bashkëqeverisje pas fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-ës, Ridvan Bode dhe Nënkryetari i kësaj partie Astrit Patozi, në takimin me kreun e PLL, Kreshnik Spahia dhe kreun e PBK Adriatik Alimadhi, kanë përpiluar edhe piketat e këtij bashkëpunimi.
Gjithçka pritet që të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme.
PD-ja ka nënshkruar deri tani marrëveshje me një sërë partish të spektrit të së djathtës dhe qendrës, duke arritur të konkretizojë koalicionin më të madh paraelektoral. Ky koalicion është konsideruar si koalicioni i fitores. Me marrëveshjen e arritur dje mes PD, PLL dhe PBK, pushon së funksionuari edhe e ashtuquajtura LZHK.