E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Ndërkombëtarët këshillojnë Ramën të braktisë qëndrimet radikale

TIRANE - Linja radikale që ka zgjedhur sërish lidershipi socialist në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare ashtu si në vitin 2007 ka vënë në alarm komunitetin ndërkombëtar që është vënë seriozisht në lëvizje duke parë edhe afrimin e
fillimit të fushatës zgjedhore. Pas takimit dy ditë më parë me kreun e qeverisë Sali Berisha, trojka evropiane dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Withers zhvilloi dje paradite një takim me kryetarin e opozitës Edi Rama. Ndonëse burimet zyrtare kanë qenë tejet te rezervuara për detajet rreth takimit, mësohet se debati i fortë rreth procesit të kartave të identitetit mes dy partive kryesore, ka qenë një nga elementet kryesore të bisedes mes përfaqësuesve kryesore të komunitetit nderkombetar dhe kryetarit te opozites.
“Takim miqësor për çështje të interesit të përbashkët”, ka qenë komenti i shkurtër i Ramës gjatë një konference për shtyp dhënë dje në mbrëmje në bashkinë e Tiranës. Megjithatë diplomatët mësohet se i kanë kërkuar kreu të PS-së që të punojë për arritjen e një kompromisi më shumicën për çështjen e zgjedhjeve duke hequr kësisoj dorë nga gjuha e ashpër e kërcënimeve, ultimatumeve për protesta e tubime nëpër sheshe e rrugë.  Selia rozë ka paralajmëruar disa herë protesta në të gjithë vendin në mbrojtje siç e cilëson ajo të demokracisë dhe te drejtës për të votuar, e cila sipas saj është cenuar nga qeveria. Mazhoranca nga ana e saj ka ndërmarrë së fundmi disa masa lehtësuese për pajisjen e disa kategorive të caktuara me letërnjoftime elektronike, masa këto që nuk kanë bindur sërish kryesocialistin Edi Rama që pretendon se ka ende mjaft shtresa sociale që janë jashtë skemës së qeverise dhe se e kanë ta pamundur e paguajnë kartën e identitetit duke ngulmuar se ajo duhet të jetë falas për të gjithë shtetasit që nuk kanë pasaporte. Lëvizja e fundit diplomatike e përfaqësuesve ndërkombëtare duket se tenton të gjejë një përqasje konsensuale mes dy qëndrimeve aktuale politike. Kompromisi parazgjedhor ka treguar se paku deri tani se është një bazë e sigurt qe zgjedhjet te mos kontestohen një ditë pas mbajtjes se tyre.

Kuvendi miraton dhënien e licencës së katërt për telefoninë celulare

TIRANE - Me 74 vota pro, Kuvendi miratoi dje projektligjin “Për dhënien e së drejtës së përdorimit, për 15 vjet, në brezin e frekuencave  e GSM dhe GSM 1800, bashkimit të ofertuesve, përfaqësuar nga Postë Telekomunikacioni i Kosovës, SHA, sipas procedurës “Tender i hapur ndërkombëtar”. Në këtë mënyrë qeveria hap rrugë operatorit të katër të telefonisë celulare në Shqipëri, i cili pritet të ulë ndjeshëm tarifat e telefonisë celulare në vend. Kryeministri Berisha, i pranishëm gjatë votimit të këtij projektligji, ku vihej re mungesa e opozitës deklaroi se, “Këta votojnë kundër të gjitha konçensioneve. A e vini re se këta ndaj çdo konçensioni do ngrihen kundër? Nuk është bërë asnjë lloj lëshimi, as më i vogël, ndaj askujt, por janë bërë përpjekje gjatë procesit të këtij licencimi nga më të papranueshmet për të përfituar në mënyrë të paligjshme licencën”.
Pak ditë më parë Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese miratoi draftin, i cili u miratua dje në Parlament. Operatori i katërt do t`i jepet për 15 vjet Post Telekomit të Kosovës dhe për këtë shteti do të marrë 7.2 milionë euro, të cilat do të derdhen në buxhetin e shtetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›