Qëndrimi i opozitës, strategji qesharake për të penguar pajisjen e qytetarëve me karta identiteti
Edi Paloka
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, gjatë debatit të lirë në Kuvend, deklaroi se “strategjia e përdorur nga opozita për çështjen e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti është qesharake dhe synon t`i lërë shqiptarët pa marrë këto dokumente të rëndësishme”.
Duke folur për nismën e ndërmarrë nga opozita për të bojkotuar punimet e Parlamentit , Paloka deklaroi se në këtë mënyrë, “Edi Rama kërkon që t`i lërë shqiptarët pa kartat e identitetit vetëm që të ketë një justifikim për humbjen në zgjedhjet parlamentare”.
Paloka tha se me kërkesën e saj për dhënien falas të kartave të identitetit “opozita po bëhet qesharake duke paraqitur koncepte komuniste si koncepte progresiste, pasi nuk ka asnjë vend në botë ku mund të pajisesh falas me ndonjë dokument identiteti”, deklaroi Paloka.