E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miron emrat e deputetëve për Elbasanin

TIRANË- KQZ miratoi sot paradite vendimet për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Elbasanit.
Sipas vendimeve, të 14 mandatet e Qarku të Elbasanit ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve; 7 i takojnë koalicionit të djathtë "Aleanca e ndryshimit' dhe 7 koalicionit të majtë "Bashkimi për ndryshim".
Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatët fitues nga lista shumëemërore e PD-së për qarkun Elbasan: Lulzim Basha, Ardian Turku, Ardiana Gjoni, Rahim Çota, Dashnor Sula, Luçiano Boçi dhe Subi Hida.
Ndërsa kandidatët fitues nga lista shumemërore e PS-së për këtë qark janë: Valentina Leskaj, Ilir Bejtja, Shegush Ligori, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Agim Leka dhe Skënder Hasa.
Në zgjedhjet e 28 qershorit në qarkun Elbasan u thirrën për të votuar 299.663 votues, ndërsa funksionuan 550 qendra votimi të grupuara në 6 KZAZ.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›