E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Vlerësimet e ndërkombëtarëve treguan se këto ishin zgjedhjet më të mira

Deputeti i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, shprehet me nota optimiste për zgjedhjet në Shqipëri,. Sipas Bumçi këto zgjedhje i treguan mbarë botës se Shqipëria është pjekur politikisht, dhe është gati për tu future në familjen e madhe evropiane. Sipas tij këto nota optimizmi vijnë më tepër dhe nga vlerësimet e bëra nga ndërkombëtarët, që sipas tij janë vlerësuar shumë, jo vetëm për korrektësinë e treguar por dhe për standardet e arritura. Ai deklaroi se gjatë këtyre ditëve përveç urimeve të fitores që ka marrë kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka marrë dhe vlerësime të shumta për zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri. Mesazhet e urimit që kanë ardhur nga ndërkombëtarët nuk kanë qenë vetëm për fitoren që PD arriti në këto zgjedhje, por kanë qenë dhe për zhvillimin e qetë dhe të ndershme të këtyre zgjedhjeve, theksoi Bumçi. Sipas tij është hera e parë në historinë politike të Shqipërisë që ndërkombëtarët shprehen me vlerësime të mëdha në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai theksoi se ndryshe nga zgjedhjet e viteve të kaluar, kur ndërkombëtarët vazhdimisht i kanë tërhequr veshin Shqipërisë për mos plotësimin e standardeve, këtë herë vlerësimet e tyre kanë qenë me vlerësime optimiste. Sipas tij nuk mund të thuhet se në Shqipëri u arrit 100 për qind ajo që kërkohej nga ndërkombëtarët, pasi në këtë proces zgjedhor pati dhe disa ngërçe, që nuk erdhën nga votuesit, por erdhën nga forca politike të cilat vazhdimisht janë shprehur që do të sjellin një politikë të re në vend por po vazhdojnë të tregojnë një politikë të vjetër, dhe e kanë të pamundur të ndahen nga paraardhësit e tyre. Bummci deklaroi se vlerësime për këtë proces zgjedhor kanë ardhur nga krerët e shteteve botërore, sipas tij është vlerësuar shumë rritja e votuesve në zgjedhje, është vlerësuar qetësia dhe administrimi i procesit zgjedhor ditën e zgjedhjeve, që sipas tij është një vlerësim i madh, dukë pasur parasysh faktin se ndërkombëtar vazhdimisht kanë bërë vërejtje për një mos administrim të zgjedhjeve në Shqipëri ditën e votimeve. Bumçi gjithashtu preku dhe deklaratat e PS për mos njohjen e zgjedhjeve, që sipas tij, sje4llja e socialistëve po i ul shumë pikë procesit zgjedhor në Shqipëri. Ata të cilët janë shprehur vazhdimisht se do të sjellin një politikë të re në vend, se do të sjellin një politikë perëndimore, po tregojnë dita-ditës se nuk po arrijnë të ndahen nga ajo politikë e vjetër e cila për vite të tëra e mbajti Shqipërinë dhe shqiptarët larg lirisë dhe demokracisë, theksoi Bumçi. Ndërsa theksoi se tani shqiptarët e treguan qartë dashurinë e tyre për demokracinë, dhe jo vetëm se pranuan dhe votuan PD për ti qeverisur sërish, por me kulturën e tyre dhe pjesëmarrjen masive të tyre në zgjedhje, treguan se edhe Shqipëri është një vend në kuptimin e plotë Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›