E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ draft per te ndalur bllokimin e proceseve zgjedhore Rozeta Rapushi

Ne kulmin e debateve dhe ngercit politik Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani kerkon ne menyre urgjente hartimin e Kodit Zgjedhor pasi koha e mbetur deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te pushtetit lokal eshte shume e shkurter. Madje kreu i KQZ-se beri te ditur se ky komision po pergatit edhe nje draft te posacem per tia paraqitur komisionit te posacem per reformen zgjedhore. Komision qe mund te ngrihet vetem ne rast te zgjidhjes se ngercit politik. Me konkretisht Ristani propozon shtimin e numrit te grupeve te numerimit te votave ne menyre qe rezultati perfundimtar i zgjedhjeve te shpallet sa me shpejt si dhe kufizimin e perfaqesuesve politike ne tentativat e bllokimit te procesit zgjedhor. Shtimi i numrit te qendrave ku numerohen votat pra nga 66 qendra numerimi do te duhet te jene me shume qe te pershpejtohet procesi i numerimit. Duhet bere ndryshime te atilla ne kod qe do pengonin politikat bllokuese te forcave politike te cilat marrin pjese ne zgjedhje tha Ristani. Nje propozim i tille per shtimin e numrit te grupeve qe numerojne votat eshte hedhur kohe me pare edhe nga Partia Demokratike e cila sugjeroi dyfishimin e numrit te grupeve qe numerojne votat ne menyre qe rezultati i zgjedhjeve te mos vonohet por te shpallet sa me shpejt. Nga ana tjeter Ristani kerkoi qe ne ndryshimet ne ligjin e zgjedhjeve tu kufizohet edhe aksesi qe partite politike kane per te ndikuar ne jo pak raste deri ne bllokimin e procesit zgjedhor. Partite politike kane nje akses te pakufizuar dhe nje mundesi te pakufizuar qe ti ndryshojne komisioneret deri ne momentin e fundit gje e cila ka sjelle si pasoje futjen ne proceset zgjedhore te njerezve te pa trajnuar. Kjo mund te pengohet me nje ndryshim te thjeshte ligjor permendi kreu i KQZ-se duke renditur keshtu dy nga pengesat dhe shqetesimet kryesore qe karakterizuan procesin zgjedhor te 28 Qershorit 2009. Ndonese tete muaj para zhvillimit te zgjedhjeve te ardhshme per pushtetin lokal Ristani e sheh si te realizueshem edhe projektin e votimit elektronik. Gjithnje nese partite politike arrijne qe te zgjidhin ngercin politik qe ka mbetur tek fletet e votimit. Eshte e mundur ne rast se fillon urgjent diskutimi dhe arrihet konsensusi midis forcave politike. Jane te mundshme per tu bere por dhe keto kerkojne ndryshime ligjore te cilat duhen shoqeruar me nje konsensus te gjere te forcave politike pra ato duhet te bihen dakord per tu bere dhe e mira do te ishte qe dakordesia e tyre te ndodhte sa me shpejt te jete e mundur sepse jane procese te cilat duan kohe fizike te gjate per tu implementuar dhe nderkohe fillon numerimi mbrapsht drejt dites se zgjedhjeve tha Ristani.

Propozimet e PD-se per zgjidhjen e ngercit dhe reformen zgjedhore
Mazhoranca bie dakord per ngritjen e komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve ku te hetohet cdo ankese dhe pretendim i PS-se per zgjedhjet pervec atyre ceshtjeve ndaj te cilave ka nje vendim gjykate.
Opozita ka te drejte te jap te gjitha propozimet qe kane te bejne me rekomandimet e OSBE/ODIHR per reformen zgjedhore.
Komisionit te Venecias per interpretimin qe kerkon PS-ja mund ti drejtohet vetem Gjykata Kushtetuese dhe asnje pushtet tjeter.
Propozimi i PS qe Gjykates Kushtetuese ti jepet 10 dite afat nga Kuvendi per te vendosur per tju drejtuar ose jo Komisionit te Venecias dhe me pas Komisionit te Venecias ti drejtohen Parlamenti Kryetari i Parlamentit Presidenti apo Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes bie ndesh me parimin kushtetues te ndarjes se pushteteve.
Pas marrjes se nje vendimi nga Gjykata e Strasburgut Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias per rinumerimin e votave te rinumerohet cdo flete votimi dhe te ndryshoje cdo rezultat me kushtin e vetem qe te respektohen parimet themelore kushtetuese.

Propozimet e PS-se per zgjidhjen e
ngercit dhe reformen zgjedhore
Propozohet qe komisioni hetimor te kerkoj qe brenda 10 diteve detyrimisht opinionin e komisionit te Venecias per kushtetutshmerine e aksesit te informacionit ne kutite e votimit ne funksion te hetimit si dhe metodologjine dhe gjeresine e aksesit me qellim hetimin e procesit te numerimit te votave.
Permes nje kerkese te Kryetarit te Komisionit Parlamentar per kryetarin e Kuvendit i cili ja percjell komisionit te Venecias.
Permes nje kerkese nga ana e komisionit drejtuar Presidenti te Republikes i cili ja percjell komisionit te Venecias.
Permes nje kerkese nga ana e komisionit hetimor per Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Evropes i cili ja percjell Komisionit te Venecias.
Kerkesa te shkoje ne Gjykate Kushtetuese dhe ajo brenda 10 diteve per opinion Komisionit te Venecias dhe nese kjo nuk pranohet te detyrohet Kuvendi i Shqiperise per tia percjelle brenda shtate diteve Komisionit te Venecias.
Palet te vazhdojne te negociojne per te gjetur zgjidhjen ligjore per kutite e votimit dhe KQZ te ruaje fletet e votimit deri ne perfundimin e vendimmarrjes nga Komisioni i Venecias.

Djegia e fleteve ne pritje vendimi
Me caktimin e dates se zgjedhjeve te ardhshme te pushtetit lokal me 8 Maj 2011 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet qe te zhvilloje mbledhjen e pare per organizimin dhe miratimin e planit te punes per kete proces zgjedhor. Ne keto kushte kryetari i komisionit Arben Ristani paralajmeroi se ne nje mbledhje te tille qe pritet te zhvillohet kete jave do te diskutohet dhe vendoset per fatin e fleteve te votimit te perdorura ne 28 Qershor 2009 per te cilat ende forcat politike vijojne te mos gjejne gjuhen e perbashket. Pak dite me pare Ristani theksoi se fletet do te digjen pasi keshtu e parashikon ligji dhe se nje vendim i tille do te merret brenda ketij muaji por vendimi pritet te miratohet perfundimisht ne mbledhjen e percaktuar. Partia Socialiste ka bere te ditur gjate ketyre diteve se ne rast te djegies te fleteve te votimit do te nderpritet cdo lloj komunikimi mes dy forcave politike PD-PS per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Duke kerkuar keshtu pritjen me pare te zgjidhjes se ngercit politik.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›