E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu Nacionalizmi sjell probleme

Ngjarja e ndodhur ne Himare ku humbi jeten ne nje aksident automobilistik 35-vjecari Aristotel Guma per palen greke nuk eshte e rastesishme. Nje qendrim i forte erdhi dje nga ana e kryeministrit grek Jorgos Papandreu duke e cilesuar ngjarjen me ngarkesa nacionaliste. Deklarata e kryeministrit grek u be dje ne Panairin Nderkombetar te Selanikut ku Papandreu ju pergjigj pyetjeve te gazetareve per situaten ekonomike ne Greqi dhe zhvillimet ne rajon. Duke u ndalur ne ngjarjen e ndodhur ne Himare gjate muajit gusht Papandreu u shpreh se grupe te caktuara nacionaliste ne Shqiperi kane dhe mbeshtetje politike. Nuk mendoj se keto ngjarje jane te rastesishme. Fatkeqesisht po shohim qe fenomene te tilla shfaqen gjithmone e me shpesh ne grupe te caktuara nacionaliste qe mesa duket kane edhe mbeshtetje politike dhe qe kane si objektiv minoritetin grek ngjarje qe kulmuan me vrasjen e Aristotel Gumes ne Himare dhe qe tregojne nje qendrim armiqesor u shpreh kryeministri grek. Ne fjalen e tij Papandreu ka qene i qarte dhe ne mesazhin qe ka dhene per qeverine shqiptare duke vene ne dukje rrezikun qe u vjen vendeve dhe njerezve nga nacionalizmi. Dua ti percoj nje mesazh pales shqiptare dhe ti kujtoj se nacionalizmat kane shkaktuar gjithmone probleme te medha jo vetem mes vendeve por edhe njerezve tha Papandreu. Madje kreu i qeverise greke e ka pare ceshtjen e fundit dhe si nje rrezik per marredheniet mes dy vendeve. Per ne ceshtja eshte shume serioze ne radhe te pare per marredheniet shqiptaro-greke te cilave duam tu japim nje shtyse pozitive tha Papandreu. Nga ana tjeter kreu i qeverise greke ka vleresuar se kjo ceshtje lidhet direkt me procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Eshte nje ceshtje qe ka te beje me integrimin evropian te Shqiperise u shpreh Papandreu duke theksuar se ky integrim nuk ndihmohet nga qendrime te tilla nacionaliste dhe qe nuk ndihmon Ballkanin dhe vende fqinje. Ne komentin e pare qe Papandreu ka bere per kete ceshtje e cila eshte tashme ne dore te drejtesise ai ka kujtuar dhe raportin qe duhet te kete nje vend me minoritetet perkatese duke sjelle dhe shembullin e emigranteve shqiptare ne Greqi. Greqia ka bere nje perpjekje shume serioze per integrimin e emigranteve shqiptare ne shoqerine greke. Minoriteti grek ne Shqiperi eshte nje komunitet qe duhet te kete mbrojtjen dhe kujdesin e shtetit shqiptar sa i perket te drejtave te tij u shpreh Papandreu.

Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar si nje akt barbar ngjarjen e ndodhur me 12 gusht ne Himare. Ne nje reagim publik Berisha eshte shprehur se ngjarja duhet te zbardhet nga drejtesia. Nuk besoj te kete shqiptar qe nuk e di se komuniteti ne ate qytet eshte bilingual dhe jo sot edhe 100 vjet me pare por edhe 200 vjet me pare. Te pergjigjesh ne gjuhen qe preferon te pergjigjesh dhe te ndodh kjo eshte shume e rende. Sidoqofte keto do ti hetoje dhe saktesoje drejtesia ka thene Berisha.

Diplomacia shqiptare ka reaguar menjehere pas ngjarjes duke e shprehur dhimbjen per humbjen e jetes se nje njeriu dhe duke deklaruar se do te jete drejtesia ajo qe do te zbardhe te verteten e saj. Me shqetesuese se deklaratat apo perpjekjet per te instrumentalizuar kete incident te rende une mendoj se shqetesuese me e rrezikshme eshte humbja e jetes se nje qytetari te Himares. Natyrisht qe u mbetet autoriteteve te shtetit i mbetet prokurorise policise i mbetet gjykatave per te zbardhur kete akt te rende kriminal ka thene Meta.

Vrasja ne aksident e Gumes dhe bllokimi i rruges
Vrasja ne aksident e Aristotel Gumes 35-vjec banues ne Himare ka ndodhur mbremjen e 12 gushtit prane rruges qe shkon per ne fshat Himare. Policia tha se viktima ka qene duke udhetuar me motociklete dhe kthehej per ne banese kur eshte goditur nga pas prej nje autoveture Audi pa targa ku udhetonin kater te rinj nga Vlora. Por banoret e Himares te mbeshtetur dhe nga drejtues vendore pretenduan se aksidenti ishte i qellimshem pasi ne mesdite ne plazh Guma ishte konfliktuar me grupin e te rinjve nga Vlora dhe krimi ishte me tendenca nacionaliste etnike. Rruga kombetare u bllokua per 15 ore me radhe dhe gjate ceremonise mortore te 35-vjecarit per dy ore te tjera. Pati deklarata edhe per pezullimin e sezonit turistik por reagimet e drejtuesve te shtetit qetesuan gjakrat dhe hetimet e policise zbardhen krimin duke arrestuar kater te dyshuarit. Tre studente u liruan nga gjykata pasi nuk ishin ne makinen e krimit kurse i dyshuari kryesor eshte 20-vjecari Ilir Muka tashme i vetedorezuar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›