E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marredhenia mes shtetit dhe tregut

Gjithmone ka qene teme debatesh dhe shkrimesh marredhenia qe duhet te ekzistoje mes politikes dhe ekonomise e thene me thjesht si dhe sa duhet te jene te lidhur shteti edhe tregu mes tyre. Ku nderhyjne ne sferat e njeri-tjetrit dhe cfare shkakton kjo sipas ekonomisteve per shoqerine dhe individin ne vecanti. Ideja se shteti dhe tregu duhet te jene dy sfera te ndara mes tyre dhe se shteti nuk duhet te nderhyje ne politikat ekonomike ka qene nje nga idete me te mbeshtetura. Ajo qe me takon te bej eshte te jap argumentet e ekonomisteve te ndryshem pro dhe kunder kesaj ideje dhe mendimin tim personal se si do te ishte me e dobishmja per marredhenien mes shtetit dhe tregut dhe per vendin tone.

Nje nga ekonomistet me te njohur eshte Adam Smith i cili duke u marre pikerisht me marredhenien e shtetit dhe te ekonomise krijon ate teori qe njihet edhe sot me emrin Laissez Faire leri te lire. Kjo teori thekson lirine e veprimit te kerkeses dhe ofertes ne treg mekanizma te cilat veterregullohen. Ne menyre qe ekonomia te jete ne gjendje te arrije ekuilibrin e pershtatshem nuk duhet te pengohet nga politikat qeveritare qe bien ndesh me mekanizmat e tregut. Mendimet e Smithit mbi kete ceshtje bazohen edhe nga studimi i periudhes merkatiliste ku krijimi i monopoleve te tregtareve pengonte konkurrencen e lire dhe zhvillimin e duhur te ekonomise. Nje pike ku ai mbeshtetet fort eshte se sic vlen per ekonomine konkurrenca e lire ashtu vlen edhe per politiken. Sepse perplasja e ideve dhe e interesave eshte ne te miren e perbashket.

Mundesite ekonomike ndonjehere kufizohen nga politika dhe institucionet prandaj duhet punuar per te hedhur drite mbi to. Mendon se qeveria civile duhet te jete ne sherbim te njerezve por pa prishur fushat ku tregu mund te operoje. Duhet theksuar se sipas Smithit interesi personal eshte forca dhe burimi paresor i motivimit ekonomik. Shprehet se Rendja pas interesit personal privatisht dhe ne menyre konkurrenciale eshte burimi i mireqenies publike me te larte.

Nje tjeter ekonomist qe eshte ne te njejten linje me Smithin eshte Milton Friedman i cili argumenton po ashtu qe eshte me mire procedimi i lire i tregut jashte cdo nderhyrjeje te shtetit sepse keshtu realizon te drejten natyrore te lirise dhe te mireqenies. Tregu sipas tij garanton lirine e prones duke perfshire te drejten e perdorimit te te ardhurave sic e shohim te pershtatshme. Garanton lirine e profesionit cdo person zgjedh profesionin qe deshiron ne pajtim me aftesine e tij. Tregu konkurrues mbron te drejten themelore te komunikimit me ane te ndarjes se pushtetit politik dhe ekonomik dhe me ane te decentralizimit te pushtetit ekonomik.

Sic thame mekanizmi i tregut ben te mundur edhe te drejten tone natyrore per mireqenie. Ai argumenton se derisa funksionimi i tregut jep maksimumin e eficiences prodhohet sasia me e madhe e te mirave per numrin me te madh te njerezve. Prekja e eficiences se tregut ka si rezultat te fundit prodhimin e nje sasie te pergjithshme me te vogel te mallrave dhe sherbimeve. Keshtu tregu i paprekur jep prodhimin e pergjithshem kombetar me te madh nga i cili mund te zbatohen te drejtat per mireqenie.

Keta dy ekonomiste te medhenj jane ne krahun e atyre qe besojne dhe argumentojne per ndarjen dhe mosnderhyrjen e shtetit ne ekonomi. Ndersa nga ana tjeter mund te kujtojme idete e Xhon Mejnard Kejnsit i cili mbron nje lloj nderhyrjeje te shtetit ne ekonomi me disa mekanizma qe nuk drejtojne tregun por thjesht korrigjojne disa rrjedhoja te pakendshme qe mund te ndodhin. Ekonomia moderne nuk arrin ekuilibrin e saj domosdoshmerisht ne punesimin e plote ajo mund te arrije ate edhe me papunesine - ekuilibri i nenpunesimit. Qeveria sipas tij mund dhe duhet te nderhyje ne treg duke marre masa per kapercimin e cdo situate ekonomike problematike si

nevoja e domosdoshme e shpenzimeve qeveritare te pambuluara nga te ardhurat per te mbeshtetur kerkesen. Mendonte se ne kohet e mira buxheti publik duhet te balancohej por ne te kundert ai duhej te zhbalancohej me paramendim ne menyre qe rritja e shpenzimeve mbi te ardhurat te mbeshteste kerkesen dhe punesimin. Qeverite nuk mund te presin qe forcat vetekorrigjuese te sigurojne nje ilac ne gjendje krize. Pra ai keshillon dhe mbron me argumente per nje nderhyrje te sferes politike dhe ne ate ekonomike.

Per te kaluar tek shkollat ekonomike te shekullit XX dhe perfaqesuesit e tyre le te shikojme se si eshte pare kjo marredhenie mes shtetit dhe tregut nga ekonomistet me bashkekohore te shkolles neoklasike e zhvilluar gjate viteve lsquo70 dhe me ndikim te gjere ne vitet lsquo80 e me vone me perfaqesues Lucas Prescott Eumlallace. Sipas kesaj shkolle nderhyrja e qeverise thjesht mund te perkeqesoje situaten ekonomike. Elementet kryesore te mendimit neoklasik jane individet/grupet/firmat/organizatat marrin vendimet optimale per vete ata dhe ekonomine. Nuk eshte e nevojshme qe te nderhyje shteti per te bere zgjedhjet me te mira per ekonomine e shtetit dhe te individeve vete. Pritshmerite jane racionale domethene te parashikueshme duke perdorur informacionin disponibel. Tregjet vetekuilibrohen pagat dhe cmimet kerkesa dhe oferta zakonisht ato jane ne ekuiliber. Nuk ekziston sipas tyre papunesia pervec asaj qe eshte vullnetare.

Nje tjeter rryme mendimi ekonomik eshte shkolla e kejnesianeve te rinj qe u shfaq gjate viteve 80 me perfaqesues kryesore Akerlof Zellen dhe Romer. Elementet kryesore te mendimit te tyre jane te ngjashme me ate te Kejnesit por kishin risite e tyre ne formulimin e tyre. Tregjet nuk vetekuilibrohen madje dhe ne rastin kur individet/ grupet/ firmat/ organizatat marrin vendimin me te mire per interesin e tyre. Pagat dhe cmimet kerkesa dhe oferta nuk kane gjithmone tendencen te pershtaten dhe ekuilibrojne njera-tjetren. Qeveria duhet te nderhyje per te ekuilibruar pabarazite shoqerore qe krijohen. Edhe kjo rryme mendimi pati nje ndikim te gjere ne arenen e konteksteve te ndryshme politike shoqerore.

Nuk mund te leme pa permendur qe ashtu sic eshte ideja e lenies se tregut totalisht te lire nga kontrolli shteteror ashtu sic eshte ideja e nderhyrjes ne disa vende dhe menyra te caktuara te shtetit ne ekonomi. Eumlshte edhe ajo qe njihet me emrin planifikimi qendror qe nuk eshte gje tjeter vecse e kunderta e lsquolaissez faire. Planifikimi qendror eshte nderhyrja absolute dhe jo vetem kaq por shteti nuk e llogarit fare tregun. Shteti vendos sa si dhe kur e kujt per te gjitha prodhimtarite se cfare u duhet njerezve si duhet te kene te organizuara nevojat e tyre e cdo gje tjeter. Asnje aktor tjeter ekonomik nuk mund te ekzistoje jashte drejtimit te shtetit dhe tregu eshte nje koncept thjesht formal. Eumlshte shteti ndertuesi dhe kontrolluesi i tregut te mallrave ne ate vend me arsyetimin se mundeson nje shperndarje me te drejte dhe se ka nje vizion me te qarte per te miren e perbashket gje qe individi vecmas nuk e arrin dot.

Pasi morem ne shqyrtim pikat kryesore te mendimeve te ekonomisteve me te rendesishem per sa i perket marredhenies mes shtetit dhe tregut eshte e nevojshme qe te mundohemi te kuptojme me ane te nje optike personale se cila mund te ishte alternativa me e duhur per nje shoqeri. Per mendimin tim duke e filluar shqyrtimin pikerisht nga alternativa e fundit e planifikimit qendror them se nuk eshte rruga e duhur. Se pari planifikimi qendror e le konsumatorin ne meshiren e veprimtarise qeveritare. Ne qofte se eshte ne ekonomine e tregut ku ka konkurrence ai ka mundesi te zgjedhe mes ofertave te ndryshme. Kjo mundesi i hiqet se gjithcka ofrohet dhe prodhohet nga shteti dhe nuk ka alternative zgjedhjeje. Normalisht qe hiqet nga fjalori asistenca ndaj produktit te prodhuar keq ankimi apo edhe kerkesa per me shume cilesi.

Se dyti ashtu si njerezit jane shume te ndryshem ne pamje ne deshira ne kerkesat e tyre per jeten ashtu nuk jane te njellojte as ne nevojat e tyre. Pra ka nje shumellojshmeri produktesh sherbimesh te cilat plotesojne nevojat e tyre dhe eshte absurde te pretendohet se shteti i di te gjitha dhe mund te plotesoje te gjitha kerkesat e individeve dhe te mos harrojme se ata dhe vetem ata dine se cilat i klasifikojne si primaret.

Se treti njerezit duhet te barazohen ne mundesi dhe jo ne rezultate. Se duke qene te ndryshem ai individ qe ben dhe meriton me shume diskriminohet dhe i jepet njelloj me ate qe ben dhe meriton me pak. Dhe brenda kesaj rishperndarjeje te drejte qe propagandohet ekziston padrejtesia me e madhe ku individi nuk merr ate qe meriton. Dhe qe e drejte nuk eshte ajo qe realisht eshte e drejte per individin por ajo qe shteti mendon se eshte e drejte per te. Ne nje proces bashkerendimi nga lart ekonomik individi do te kthehej me teper se kurre ne nje mjet te thjeshte qe do te perdorej nga autoriteti qeverises ne sherbim te ambicieve te tij. Thene kete besoj se vetekuptohet mendimi im kunder kesaj teorie.

Ne drejtim e kundert te saj eshte teoria e Friedmanit atje ku tregu duhet te jete vendimtari per ekonomine. Por edhe lidhur me kete teori sipas meje ka shume verejtje dhe kundershti. Njera lidhet me ate qe rrogat e disa profesioneve qe jane me te rendesishme per zhvillimin e vendit dhe te popullsise ne afat te gjate por qe mund te mos vleresohen sipas tregut. Psh ne kushtet e tregut punonjesit sociale dhe mesuesit mund te paguhen me pak se baristet dhe hedhesit e plehrave. Kritika te tjera perqendrohen ne cilesine e produkteve. Korporatat kryesore nuk kane merakun e duhur per jetegjatesine dhe madje as sigurine shendetesore te produkteve te tyre. Ofruesit e energjise atomike shpesh nuk marrin masa sigurie dhe rrezikojne jeten e njerezve. Gati cdo vit shtohen produkte te reja qe shkaktojne kancerin. Sperkates te ndryshem ne bujqesi jane duke rrenuar natyren etj.

Tregu nxit uniformitetin e shijeve e te shprehjes dhe jo individualizimin e tyre ashtu sic mund te besohet rendom. Kushtet ekonomike kerkojne qe shumica e kompanive te veprojne me volum te madh atehere jane shijet e shumices qe kane me shume rendesi. Shijet e pakices ose shperfillen ose modifikohen ne ato te shumices permes reklames. Humbja e ndikimit pasqyrohet ne nje nenstandard te produkteve te nje natyre uniforme skicuar per mediokritetin e masave. Po ashtu tregu nuk mbron mjaftueshem nga papunesia. Ne modelin klasik te tregut nuk lejohen sindikata qe te mbrojne punemarresin nga punedhenesi i tij. Ne disa raste eshte e veshtire per te mos thene e pamundur qe punemarresi ta lere profesionin aktual per kushte me te mira diku tjeter. Ne kete kuptim tregu deshton te jape alternativa te verteta punesimi. Po ashtu nuk ka mbrojtje kunder recensionit dhe mbylljes se fabrikave. Ajo qe eshte zgjidhja me e mire sipas meje eshte nje nderhyrje e shtetit ne ekonomi sipas modelit kejnesian qe eshte nje nga me eficientet. E mira e tregut apo e mira e shtetit nuk legjitimohet mjaftueshem sepse ne afat te gjate secili mund te shikohet si i mire. Sic thoshte Kejns Ne afat te gjate ne te gjithe jemi te vdekur.

Politologe

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›