Fatmira Hajdari PD te rihape ceshtjen e vrasjes Rozeta Rapushi

Partia Demokratike te rihape ceshtjen e vrasjes se Azem Hajdarit. Deklarata u be dje ne 12-vjetorin e vdekjes se udheheqesit te Levizjes Studentore te viteve 1990-te nga bashkeshortja e tij Fatmira Hajdari. Si gjyqtare e Gjykates se Tiranes Hajdari tha se rihapja e ceshtjes i takon politikes dhe me konkretisht Partise Demokratike. Azemi eshte vrare per arsye politike dhe jo familjare kete tani le ta zgjidhe politika. Vleresimet per Azem Hajdarin ia jep vete populli. Per sa i perket rihapjes se ceshtjes se gjyqit i takon politikes te vendose. Procesi per vrasjen e tij ka qene nje proces i detyruar vrasja e Azem Hajdarit nuk eshte zgjidhur ende. Rihapja e ceshtjes i perket Partise Demokratike ta beje tha dje Hajdari. Sipas saj pas 12 vitesh kjo vrasje nuk eshte zbardhur ende dhe akoma shume fakte mbeten pa u sqaruar. Nuk jane sqaruar shume fakte dhe koleget e mi kane deklaruar se kane qene te shtypur nga politika e asaj kohe dhe kane dhene nje vendim te momentit tha ajo. Ne homazhet tek memoriali i Azem Hajdarit e shoqeruar edhe nga ministra dhe deputete te Partise Demokratike bashkeshortja e Azem Hajdarit tha prere se ceshtja e Azemit nuk ka marre zgjidhje edhe sot e kesaj dite dhe pergjigje dhe zgjidhje mund ti japi vetem politika per sa kohe qe vrasja eshte bere vetem per arsye politike aspak familjare. Fakt ky qe sipas bashkeshortes te te ndjerit tashme e dine te gjithe. Si gjyqtare Fatmira Hajdari theksoi se mendon se vrasja e bashkeshortit te saj nuk eshte gjykuar fare. Pasi vete gjyqtari i ceshtjes sipas saj i eshte shprehur se ka qene nje proces i montuar i detyruar nga politika e asaj kohe. Ashtu si per cdo vit edhe djebashkeshortja e tij Fatmira Hajdari femijet e Azemit familjare perfaqesues te Partise Demokratike si sekretari pergjithshem i Partise Demokratike Ridvan Bode kryetari i grupit te PD-se Astrit Patozi Ministri i Brendshem Lulezim Basha perfaqesues te grupit te Dhjetorit 90 etj si dhe shume personalitetet te tjera politike kryen homazhe ne lapidarin e ngritur prane selise se PD. Vendi ku 12 vjet me pare u ekzekutua me arme Hajdari. Ne homazhe mungoi kryeministri Sali Berisha pasi ndodhet ne Kosove per nje vizite private.
Kush ishte Azemi Hajdari
Azem Hajdari lindi me 11 mars 1963 ne qytetin e Tropojes dhe pas perfundimit te studimeve te larta u spikat si udheheqesi i Levizjes Studentore per shembjen e diktatures komuniste ne Shqiperi. I diplomuar per filozofi Hajdari ne dhjetor te vitit 1990 udhehoqi Levizjen Studentore per shembjen e diktatures komuniste dhe nje vit me vone u emerua nenkryetar i Partise Demokratike e para parti opozitare pas gati 50-vjet diktature komuniste. Hajdari ka qene deputet i Partise Demokratike dhe nje prej anetareve te kryesise se selise blu gjate viteve 1992-1996. Gjate aktivitetit te tij te ngjeshur politik Hajdari u emerua edhe si kryetar i Komisionit Kuvendor per Rendin Publik dhe SHIK-un. Pas vdekjes Hajdari u nderua me Urdhrin Nderi i Kombit ndersa ne vitin 2003 me Medaljen e Arte te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ne vitin 2002 Azem Hajdari u vleresua pas vdekjes nga presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu me titullin Nderi i Kombit. Nderkohe qe ne vitin 2007 Presidenti Bamir Topi i dha pas vdekjes Urdhrin e Skenderbeut.
Topi Figura e Hajdarit do te vije duke u ridimensionuar
Kalimi i viteve u jep heronjve edhe vlerat qe nuk jane dalluar ne kohen kur kane qene gjalle. Ne pervjetorin e 12-te te vrasjes se deputetit Azem Hajri Presidenti i vendit Bamir Topi e vleresoi figuren e tij duke thene se mesazhet qe ajo percjell jane ato te nje antikonformisti dhe demokrati te vertete. Figura e tij me kalimin e viteve jam i bindur qe gjithmone do te vije duke u ridimensionuar ne kuptimin e zmadhimit real te figures se tij. Edhe njehere shpreh edhe para medias konsideraten e larte qe kam pasur per te per sa kohe kemi bashkepunuar u shpreh dje kreu i shtetit Topi pas vizites ne familjen Hajdari. Topi vleresoi se kalimi i viteve shton respektin per figure e politikanit te viteve te para te pluralizmit ne vend dhe drejtuesi te levizjes se dhjetorit. Vijme si cdo vit per te respektuar figuren e Azem Hajdarit. Natyrisht sa me shume kalojne vitet aq me shume e vleresojme figuren e Azem Hajdarit. Nje njeri me nje shpirt te lire nje demokrat i lindur nje njeri shume luajal ne politike me koleget e tij por edhe nje njeri antikomformist qe do te thote qe zeri i tij ishte zeri i nje demokrati te vertete u shpreh kreu i shtetit. Kreu i shtetit dekoroi ne vitin 2008 Azem Hajdarin pas vdekjes me Urdhrin e larte Gjergj Kastrioti Skenderbeu me motivacionin per vlerat e j te pamohueshme historike dhe patriotike.