Masakra e Tivarit dhe ameria

Perpara pak kohesh kthehesha nga Italia per ne Shqiperi me tragetin e linjes Ankona-Durres. Duke udhetuar shpesh ne drejtim te shtetit fqinj per qellime biznesi me ndodh qe udhetimet ti kaloj me shoqerine e shqiptareve qe udhetojne pergjate dy brigjeve te Adriatikut.Kete here u prezantova ne ambientet e barit aty ne bordin e tragetit me nje gjilanas me te cilin nisa biseden e rastit duke shijuar ngadale kafen.
Kosovari ishte nje 60-vjecar i cili prej 37 vjetesh sic me shpjegoi banonte ne Zvicer dhe kthehej cdo vere ne vendlindje per te kaluar pushimet dhe per tu cmallur me vendin dhe njerezit.Biseda me te ishte vertet interesante sepse ai e njihte shume mire realitetin shqiptar ne te dy anet e kufirit.Natyrisht nuk mund ti shpetonim dot temes mbi politiken e cila tashme per ne shqiptaret eshte bere sporti me i pelqyer.Bashkebisedimin e nisem me Hagen ku folem per njohjen zyrtare te Kosoves rigjykimin e paparashikuar te Haradinajt per greven e urise se socialisteve per hapjen e kutive e per shume tema te tjera per tu ndalur ne fund tek nje problem sic eshte precedenti cam qe po behet tashme nje nga temat me te diskutuara te politikes. Kjo gje ndodhi pasi me ne fund bashkudhetari im u njoh me origjinen time nga krahina e Camerise.
- Pasi ju masakruan ju cameve ne 1944-en gjenocidi vijoi mbi ne kosovaret - theksoi me nje ze te forte dhe te mbytur gjilanasi. Kam humbur dy vellezer te nenes ne masakren e Tivarit e cila lidhet drejtperdrejt me masakren e kryer mbi camet - shtoi ai.E keshtu erdhi nje moment qe biseda jone perfundoi bashke me kafen dhe pas disa oresh u ndame. Ai u nis ne drejtim te Morines pergjate Rruges se Kombit ndersa une mora drejtimin per ne jug ne qytetin tim te Fierit.Rruges ne vesh me ushtonin fjalet e kosovarit per lidhjen qe kishte masakra e Tivarit me masakren mbi camet. Duke udhetuar nisa te meditoja te ndertoja paralele e te beja lidhje.
Ishte 27 qershori i vitit 1944 kur trupat greke te EDES-it te drejtuara nga gjenerali Zervas u futen ne Cameri dhe perseriten Naten e Shen Bartolemeut.Maskara nisi pikerisht ne Filat dhe Paramithi dy qendrat te cilat me pare ishin shnderruar ne baza te rezistences antifashiste.Goditja ndaj tyre nuk ishte e rastesishme sepse ne qofte se nuk do te eliminohej kjo vater e organizimit te rinise came mund te shfaqeshin probleme me statusin e ketij komuniteti me te cilin qarqet ultranacionaliste greke te pasluftes nuk deshironin te kishin llogari te hapura.Akoma pa u thare gjaku i cameve pikerisht me 11 prill 1945 ne masakren e Tivarit serbo-sllavet masakruan lulen e rinise kosovare dhe jo pak por rreth 4000 vete.Dhe perse Per ti pasur duart e zgjidhura me Kosoven.Masakren mbi camet e projektuan qarqet ultranacionaliste dhe e zbatoi ne praktike gjenerali Zervas. Edhe masakren e Tivarit e planifikoi dhe e zbatoi nje tjeter gjeneral ultranacionalist dhe antishqiptar si Aleksander Rankovici.
Te dyja masakrat e kishin pikenisjen e tyre tek rrenjet e vjetra te nacionalizmave te semura ballkanike qe u shfaqen ne vitin 1844 vitin kur Serbia dhe Greqia prezantuan dy platformat e tyre shoviniste te zgjerimit te tyre territorial.Te dyja masakrat ndodhen ne dy territore te cilat politika e atehershme e superfuqive te Evropes i shkeputi padrejtesisht nga trungu etnik per ti lene te perjetonin programe te tille te tipit mesjetar.Per te dyja masakrat pergjegjesi kane edhe aleatet e medhenj te koalicionit antifashist boteror te cilet te angazhuar me pergatitjen e rendit te ri boteror nuk u interesuan te dinin se cbenin te tjeret me shqiptaret.Kur meditimi mberriti ne kete pike e kuptova se cdonte te thoshte kosovari nga Gjilani. Ne te dyja masakrat u derdh gjaku i shqiptareve te pafajshem.Ndersa sot ne rrethana te tjera eshte e drejta e familjeve te te gjithe ketyre martireve te dine te verteten ashtu sic eshte edhe detyrim moral i fqinjeve tane qe te marrin mbi vete pergjegjesite e tyre. Per kete po citoj vetem nje shprehje ne qofte se nuk mesojme nga gabimet e se kaluares nuk do te dime te ndertojme te ardhmen.