KQZ fushatë sensibilizuese për zgjedhjet në Qershor
Një vëmendje të veçantë KQZ do t'i kushtojë edhe të rinjve, të cilët do të votojnë për herë të parë. Projektvendimi për “Fushatën e Edukimit të zgjedhësve", pritet të miratohet në fillim të javës së ardhshme.
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të nisë një fushatë sensibilizuese për të rritur numrin e pjesëmarrësve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së KQZ-së ku u diskutua projektvendimi për “Fushatën e Edukimit të zgjedhësve, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, nëpërmjet mediave të formave të shkruara dhe mediave audio-vizive”.
Sipas KQZ, objektivi kryesor i kësaj fushate është përgatitja sa më cilësore e materialeve ndërgjegjësuese dhe informimi i zgjedhësve në detaje mbi proçesin e mbajtjes së zgjedhjeve, orarin dhe rregullat sesi duhet të veprojnë.
Fushata, e cila do të realizohet në bashkëpunim me organizata të ndryshme, do të nisë një muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve. Hapi i parë për ndërgjegjësimin e zgjedhësve do të nisë me njoftimet në media, të cilat do të sqarojnë të gjithë zgjedhësit për mënyrën e re të votimit.
Një vëmendje të veçantë KQZ do t'i kushtojë edhe të rinjve, të cilët do të votojnë për herë të parë. Projektvendimi për “Fushatën e Edukimit të zgjedhësve, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, nëpërmjet mediave të formave të shkruara dhe mediave audio-vizive”, pritet të miratohet në fillim të javës së ardhshme.
(s.g/BalkanWeb)